Duket se Edi Rama nuk ka fat në mësymjet e tij për t’u dukur i ditur, me ç’rast citon autorë e personalitete të ndryshme. Së fundi, kur vizitoi Serbinë, ai citoi Ivo Andriqin. Mediat serbe dhe portali i Vladimir Putinit në Serbi, “Sputnjik”, njoftuan se Rama ka cituar këto fjalë të nobelistit jugosllav të letërsisë: “Mes frikës dhe shpresës përherë ekziston një hapësirë dhe shumë njerëz e kalojnë jetën në atë hapësirë të errët, atje ku kurrë nuk ndodh asgjë”. Në të vërtetë Andriq ka thënë: “Mes frikës se do të ndodhë diçka dhe shpresës se ndoshta nuk do të ndodhë, ka më shumë hapësirë se ç’mendohet. Në atë hapësirë të ngushtë, të ngurtë, të zhveshur dhe të errët shumë prej nesh kalojnë epokën e tyre”. Nëse ka aq shumë ambicie të shfaqet si citatolog, Rama së paku duhet të jetë korrekt në lexim të citateve.
Linguistëve të vëmendshëm të Tiranës qëmoti u ka rënë në sy një kreativitet grotesk dhe fluturues i Ramës me citate. Ai ka shpikur – sipas të gjitha gjasave – një citat të Immanuel Kantit, i cili nuk gjendet në veprat e filozofit gjerman, ka sajuar një citat të Milan Kunderës duke folur në ceremoninë e përurimit të godinës së meremetuar të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ka cituar jo besnikërisht, por sipas kutit të tij fjalë të Nënë Terezës dhe të arkitektit britanik Christopher Wren.
Pasi në mediat shqiptare (sidomos të Kosovës) u kritikua për shkak se citoi Ivo Andriqin, autor i një memorandumi për pushtimin e Shqipërisë dhe shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës, Rama nuk u tërhoq asnjë milimetër, por gjeti kohë të ofendojë. Tha: janë “dokrra” akuzat se Andriqi ka qenë antishqiptar, ndonëse këtë e dëshmon dokumenti i përpiluar prej tij në prag të Luftës së Dytë Botërore, i cili, mes tjerash, parashihte pushtimin e Shkodrës. Një politikan i mirë kur gabon kërkon falje, korrigjon deklaratat, përmirëson gabimet. Ndryshe Rama: ai është këmbëngulës dhe krenar edhe për deklaratat më absurde.
Në Beograd ai pyeti: “Për shembull çka është Emir Kusturica? A është ai boshnjak a serb? Gjithsesi është njëri nga krijuesit më çudibërës të filmit”. Këso lloj pyetjesh tregojnë se Rama e shihte vizitën në Beograd si një lloj pjesëmarrjeje në një festival letërsie apo pikturash. Në vend se të pyeste kush është Kusturica, do të mund ta kritikonte për sjelljet prej palaçoje, për përkrahjen që ua ka dhënë kriminelëve të luftës si Milosheviqit, Karagjiqit dhe Mladiqit. Kusturica është një nacionalist serbomadh, i cili ka deklaruar: “Kosova është kapitulli më i madh i plaçkitjes politike të historisë më të re të Evropës”, pastaj: “Sepse nëse vrasësit na i marrin mitet, nuk ka më Serbi, siç nuk ka Amerikë pa Hollywood” (mesazh drejtuar ambasadorit britanik në Beograd, i cili kishte kërkuar nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës), “Për Kosovën ia vlen të luftohet”, “Rrëfimi për Kosovën dhe Metohinë është shkronjë në turpin dhe pandershmërinë e rendit të ri botëror”, “Kosova është grabitur dhe shkëputur si zemra e gjallë”.
Kuptohet, opinionit serb, ende të infektuar nga helmi nacionalist, i pëlqen një kryeministër i Shqipërisë i cili nuk ka dije të duhur historike dhe i cili nuk ia përmend Aleksandër Vuçiqit, ta zëmë, një platformë të Partisë Radikale Serbe, ku për zgjidhjen e problemit të Kosovës propozohej infektimi masiv i shqiptarëve me HIV, që pastaj shkakton sëmundjen e AIDS-it. Ndërsa Rama përshëndetet me Vuçiqin në stilin “Give me five!”, në Kosovë shumë njerëz atë e paramendojnë ende si nacionalist me injeksion në dorë duke infektuar shqiptarët me sëmundje vdekjeprurëse.
Disa politikanë të Kosovës, mes tyre edhe ministri i Jashtëm, i cili është historian, kanë njohuri për këto njolla biografike të Vuçiqit, andaj apelojnë për kujdes në raport me këtë qeveri serbe. Për dallim nga Rama i cili shfrytëzon pozitën e kryeministrit për të hapur ekspozita me vizatime e shkarravina (kështu i quan edhe vetë), ministri i Jashtëm i Kosovës së paku ka disa punime shkencore të botuara në revista serioze, siç është ajo gjermane “Südosteuropa”, ku mes tjerash ka botuar një punim me titullin: “Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe funksioni i mitologjisë në konfliktin kosovar”.
Kritikat ndaj Ramës që vijnë nga Kosova, qofshin nga politikanët apo nga mediat, nuk kanë të bëjnë (vetëm) me xhelozi se ai tani po merr rolin e “babait të kombit”, por me faktin se si kryeministër Rama e ka reduktuar politikën në performansë artistike, revy mode dhe nënçmim të kritikëve – si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Ai nuk ballafaqohet me argumentet e kritikëve (kolegen e tij të deritanishme partiake Mimoza Hafizi e këshilloi të “hajë përshesh” në partinë e re të Ben Blushit), por tregon “batuta”. Rrjedhimisht, periudha e qeverisjes së Ramës mund të hyjë në histori si “vitet e batutizmit” të politikës së jashtme.
Ndërkohë që humbet energji për polemika gjithnjë e më absurde mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, dy vendet vazhdojnë të jenë pengje të politikanëve të korruptuar dhe një sistemi të drejtësisë që nuk funksionon. Problemi i kanabisit në Shqipëri po përkeqësohet, njoftoi së fundi revista “The Economist”, e cila lexohet nga elitat vendimmarrëse të botës. Segmente të qeverisë janë nën kontroll të oligarkëve. Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim në vitin 2006, por tek në vitin 2014 është avancuar si vend kandidat për anëtarësim në BE, ndërkohë që negociatat për anëtarësim nuk kanë filluar ende. E krejt thelbi i procesit të integrimeve është përfundimi me sukses i negociatave dhe hyrja në BE. E famshmja reformë për drejtësi është miratuar, por mes miratimit dhe zbatimit është një rrugë e gjatë – këtë rrugë qeveria shqiptare dhe opozita as që e kanë nisur.
Edhe në Kosovë pushteti bën shumë zhurmë dhe propagandë për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim. Kjo marrëveshje është një sukses minimal. Nëse Kosova nuk shndërrohet në shtet funksional dhe nuk do të ketë një klasë politike të pakriminalizuar, atëherë do të presë edhe më gjatë se Shqipëria në rrugën e integrimeve evropiane. Debati në mediat e Tiranës dhe Prishtinës që shpërtheu sërish pas vizitës së Ramës në Serbi ishte një rast i mirëseardhur për Hashim Thaçin të zaptojë ekranet televizive dhe të fyejë publikun, të tallet me njerëz, të hiqet si posedues i myhyrit me të cilin vulosen fatet e Kosovës dhe popullit të saj, ndërkohë që epoka e tij po perëndon në mënyrë të turpshme.
Në një paraqitje televizive Thaçi, mes tjerash, tha se po të ishte kryeministër do t’i kishte punësuar 200 mijë veta – “ashtu siç kam premtuar”. Këtë e tha në ditët kur u publikua aktakuza për korrupsion kundër kushëririt të tij Njazi Thaçi, i cili prej vitesh konsiderohet pronar faktik i KEK-ut, dhe kur drejtësia kosovare e sapolavdëruar nga Hashim Thaçi e liroi si të pafajshëm Nuhi Ukën, njërin prej të dyshuarve si prijës i rrjetit kriminal për manipulim me prona në Prishtinë dhe rrethinë. I izoluar nga bota (si kryetar i Kosovës, Thaçi nuk i ka bërë as pesë vizita jashtë shtetit për gati një vit në post), atij i ka mbetur vetëm politika e ulët lokale, madje javën që shkoi vrapoi në një studio televizive në Tiranë për të dhënë intervistë dhe kështu tregoi më pak stil në post se Atifete Jahjaga. Asaj së paku i pati ardhur Sonila Meço në Prishtinë – “në lokalet e zyrës së presidentit të Kosovës të Republikës së Kosovës”, siç thoshte Jahjaga.
Ndërsa Thaçi përbuz njerëzit e Kosovës, Rama tenton të bëhet “lider rajonal” bashkë me Aleksander Vuçiqin dhe të “pajtojnë” shqiptarët dhe serbët. Kjo është një barrë që Edi Rama dhe Vuçiqi s’mund ta bartin mbi supe. Madje edhe nëse të dyve u del në ndihmë Thaçi. Kjo nuk është gjeneratë politikanësh që pajton popuj, kjo është gjeneratë politikanësh që e përdor retorikën boshe të pajtimit dhe dialogut për të fituar ndonjë poen në Bruksel dhe Berlin, gjithnjë duke shpresuar se këshilltarët e Angela Merkel dhe të Federica Mogherini do të mbyllin sytë përballë politikanëve ballkanikë, të cilët edhe mund të tolerohen për aq kohë sa vjedhin popujt e tyre. Bota ka probleme më të mëdha.
Koha Ditore
Ju z.Robelli keni avantazin ta keni lexuar ne origjinal Andricin,ndersa z.Rama te perkthyer.Pa dashur te futem ne analize te thelle te asaj qe paska shkruar Andriq,nuk shoh ndonje ndryshim ne thelb.Edhe sikur te ja kete rregulluar imazhin me menyren si e citoi i ka bere nder vehtes.Ne qofte se akuzoni z.RAMA pse Andriq eshte i nderuar me NOBEL fajin e kane ata qe ja dhane pa kuptuar vepren e tije si rraciste dhe reaksionare.Qellimi juaj eshte te fyeni k/ministrin e Shqiperise.Arsyet i dini ju vete.Te gjitha ato prapesi qe ndodhin ju ja vishni z,Rama sikur cdo e keqe filloi nga ai e vecanerisht me drogen,pa kuptuar se ky fenomen pervec shkaqeve te renda ekonomike eshte edhe nje ”mendesi” e re e shqiptareve me deshiren per tu pasuruar,e shqiptareve qe cfaqin anen me te shemtuar dhe me te pa skrupullt per shpirtin e tyre.Ky nuk mund te jete faji i Edi Rames per katandine e shoqerise shqiptare por nje teresi faktoresh.
Akoma do Te vazhdoni me keto histori fshatareske Te Robelleve, Buzhalave e palacove Te there qe per hater Te shitjes se gazetave a revistave Te tyre idiote nuk e Kane per gje Te perdhosin cdo gje Te shenjte dhe sidomos ate qe ka Te beje me kombin Shqiptar? Le Te ballafaqohen me popullin e tyre NE Kosove dhe pastaj Te meren me gjithe kombin Shqiptar. POR kam frike se nuk do Te Marin rroge NE fund Te muajit nga Ata qe I paguajne.
O Rnver Robq.ri
O legenat anal- iste te mediumeve kosovo dhe skiptare .
O Minjte e gjirizeve o Krimbat e Haleve kaq shume u paska djegur Fjala e Edi Rames ne Beograd sa u sulet si te terbuar .
Ne jetej kufirit e dime shume mire qe ju u qan syri per Jedinstvo i bratstvo .
Edi Rama beri ate qe ju kurre nuk do ta mendonit .
Sahalepires !
Ndryshimi eshte se Rama po lufton per pajtim ndersa ju njerrez anadollake qe akoma keni hakmarrjen ne gjak kerkoni te mbani te ndezur urrejtjen dhe jo pajtimin. Ky eshte ndryshimi ndermjet “jush” “personalitete te dyshimta” qe kerkoni me cdo kusht te mbani te ndezur ndjenjen e urrejtjes dhe te konfliktit pa afat me fqinjet dhe Rames qe kerkon me cdo kusht te krijoje nje ambient ku fqinjet e shohin njeri tjetrin si partnere dhe jo si armiq. Ne se nuk deshirojme te jemi EVROPIANE kjo eshte rruga ku sejcili merr pozicionin e vet, por te krijojme edhe polemike se perseritesi duhet ekzaktesisht te jete “papagall”kete nuk e e kuptoj dot. Rama si cdo njeri tjeter ka te drejte ti referohet njerezve te shquar
duke KOMENTUAR rheniet e tyre dhe jo duke bere “papagallin” sepse nuk do te kishte vlere komenti. Keshtu ky artikull eshte nje mendesi hapesinore e pakuptimte qe kerkon me cdo kusht te gjeje gjilperen ne mullarin e “kashtes se nje inteligjence ” te coroditur per momentin. Vleresoni Raman per cfare po ben dhe jo per citimet sepse eshte budallallek.
O Rondele, ende nuk po e kuptoni se populli ne te dy anet e kufirit, te pakten ne kete rast eshte me Ramen dhe ju mbeteni rrondele? Sa ju paguan serbi qe beni te tilla shkrime?
Bravo.z.Robelli.
pse,tashti e moret vesht ju qe shqiptaret,cdokush qe esht shqiptar pra,esht njeri pa nder pa bes pa fe. esht mashtrues pra. kudo qe jan ne prishtin ne tiran a gjetke.
po qe shqiptar esht kriminel dhe I keq.
prandaj as mos prisni gje nga ky I gjati,ashtu sikurse nuk kan ber gjera te mira edhe paraardhsit e tij ne shekuj.
edhe ai qe do vij me pas,nje shkerdhat shqiptar do jet. dombushi xhepin me lek,do mbushi ajrin me pordh,do mbushi dynjon me genjeshtra.
prandaj VRKRT shqiptarve !
RAMA, NANO – janë klouna proserbë dhe krekosen që janë të tillë.
Ky ësh¨te vëllamuar me armiqtë e shqiptarëve dhe ka ëndër përplasjen brenda shqiptare. Shikoni e mbetuni pa mend me pohimin e tij lidhur me dekorimin e 67 ATDHETARËVE SHQIPTARË!
I dashur Enver. Duke qene se ne teresine e shkrimit tuaj merresh me citimin e Rames dhe jo me permbajtjen e asaj cfare Rama ka bere per kombin duke folur si shtetar dhe qytetar SHQIPTAR dhe jo si mjeran nacionalist duke te sjell ne kujtese se personalisht citimi i nje nobelisti nuk perben dicka per te cilen nje intelektual duhet te turperohet. Ne rastin konkret ky citat i Andriqit eshte nje nga perlat e rralla te letersise dhe ne te nuk shoh asgje antishqiptare dhe nacionaliste per te cilen ai si shkrimtar duhet te turperohet. Nuk e di nga eshte shkeputur ky citat, por i vlen cdo njeriu, i cili rrugen e dijeve e kalon ne kalvarin e veprave te koloseve te letersise. Referenca e mesiperme me ben qe zbuloj nje tjeter burre te mencur i cili me josh te lexoj edhe vepren e tij. Uroj qe citime te vlerave te tilla te kete cdo popull i ballkanit pasiqe keshtu mund dhe te behemi edhe me te hapur dhe te mire.
YLVI
Të citosh një armik, qofshin fjalët e tija vezë pule, konfirmon ose inferioritet, ose injorancë.
Të gjesh zgjidhje pajtimi duke krahasua përvojën historike franceze – gjermane me përvojën historike serbo – shqiptare, nuk do të thotë asgjë tjetër vecse paramendosh të shkojë qengji te ujku e t´i propozojë pajtim.
Serbia duhet të pranojë fajin historik mbi ne, të kërkojë falje, të pranojë pavarësinë e Kosovës, të kthejë eshtrat e të zhdukurve shqiptarë me kompensim material familjeve dhe gjykimin e gjenocidit mbi shqiptarët nga ana e shtetit Serbi, ja disa nga parakushtet e projektit të pajtimit.
Nuk shkon viktima të kërkojë pajtim, por e kundërta.
Cka i duheshte Ramës paraloja e pajtimit me ujqërit bregovica!
Servilizmi yt kundërmon injorancë e mungesë integriteti kombëtar.
O veri , hiqe kompleksin ndaj te majtes shqiptare se edhe saliu qe ti dhe shume anal iste ( gjoja te djathte ) ,i puthni bythen eshte ish komunist .Rama me gjithe difektet qe ka ,nuk ka frike te thote te verteten dhe me kryesorja nuk pjerdh fare per pseudo gazetare ose anal iste . Ti mor dfaku jeton ne boten e endrrave per kombin e sapokrijuar per 8 vite.
I nderuari Enver!
Herë-herë i lexoj shkrimet tuaj dhe më bie në sy se ti sajon përkufizime duke vrapuar – gafa të kulluara.
Këtë vrapimin tënd nuk e lexova si tekst integral, por iu hodhanjë sy disa reflektimeve tuaja, kështu që ka mundësi të jemë edhe unë prodhues¨gafash.
1. Citatolog, neologjizëm gafë. Unë nuk e “blej” këtë shpikje, ngase nuk di që të ketë ndonjë shkencë – citatologji, rrjedhimisht ndonjë zanat citatologu. Kam lexuar dicka, ese për tipat e njerëzve dhe rrethanat ambientale nga marrin shtytjen personat që kanë dhe vuajnë nga mania e citimit. Personat e këtillë, në mungesë të argumenteve të reja, si rezultat hulumtimi, e veshin shkrimin me “pupëlat e shpezve të tjera”.
Nuk bëhet fjalë për citim të calë, por vullkani i problemit është se nuk duhej cituar dhe as përmendur një albanofob për t´i bërë shtrat nismës së projektit të “parapajtimit”, Korshtunicat, bregovicat e icat e c´mos, në mënyrë freudiane, zbulojnë kompleksin adoleshencës të Ramës (inferioritetin e ngulitur në moshën adoleshente).
2. Gafa kapitale e ytja është përplasja e ndodhur në kokën tënde. Për këtë arsye ti shef “një fantazmë me formë përplasje mendimesh ” ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Statistikë e trilluar. I kam lexuar mendimet pro e kundër llafomanisë Rama në Beograd. mendimet nuk kanë qenë të polarizuara sipas gjeometrisë politike. Po të kesh lexuar edhe reagimet e lexuesve, me siguri se do ta kishe vështirë të përcaktosh këndet gjeometrike kombëtare. Se kanë ndodhur rrymime mendimesh përbrenda shqiptare, kjo nuk parastatuson edhe qejfet qarkore do kokash trukënetash në stilin Tirana, Kosova, Prishtina, “Shqipëria”. Nga kokat e këtilla trukënetash kombëtare lexoj si me zor titullin se e kam qart edhe baltën nëntekstore.
3. Me parakategorizimin e Hoxha Enverit se na paskësh botuar në autoritativen XXX këtë e atë punim e cmos tjetër, nuk arrin të më bindësh mua që të trembem. Unë njoh edhe fenomenin e “veprave të lugetërve” dhe dua të besoj se edhe ti e ke të ditura këto lloj surrokrijimesh.
Po të jetë ky Enveri yt ashtu si na e pandeh ti, cfarë trysnie ahere nuk e lejon atë që të lidh dy kuptime në mënyrë korrekte! Një njeri me sens moral, lere më politik, nuk do shprehej ashtu armiqësisht antishqiptar.
Mjaft pohime të tjera në këtë shkrimin tënd janë me vend dhe vetëm tendencioziteti personal mund të parashtrojë kundërshtime.
këtu përfshihet ajo citomania disfatiste, krahasimet me konfliktin historik gjermano-francez, ordinencat rreth shovenistave patogjen etj
Për mua personalisht, huazimi i panevojshëm i mendimeve të dikujt tjetër nga ana e kryeministrit shqiptar (jo vetëm i institucionit shteti Shqipëri), për të projektuar riparimin e raporteve ndërmjet dy popujve duke parafrazuar edhe shembullin e Francës e të Gjermanisë, konflikti historik i të cilëve nuk ka asgjë të përbashkët, asgjë të ngjashme dhe as rrjedha paralele historike me konfliktin serbo – shqiptar, flet për intuitën e varfër politike dhe mospërgaditjen, ose përgaditjen improvizuese të tij për këtë takim. Rama nuk reflekton seriozitet, përkundrazi ai demonstron egocentrizëm prej pushtetari autokrat.
Projekti i Ramës për pajtim me shtetin Serbi i ngjason dhe është identik me këtë anekdotë në vijim.
Në Gostivar, pak vite pas shembjes së komunizmit vulgar, një shqiptar, tip jo fort i llogaritshëm e me do crregullime të lehta e të dukshme mendore, jo rrallë lavdërohej e krekosej se kishte shok të të mirë një “milic” namëkeq sllav. Njerëzit përreth nuk ia vinin mendjen se cka thoshte.
I nervikosur nga këto dërdëllisje, një i pranishëm iu drejtua “shokut të milicit” me zë ca si të lartë: Or ti, pa më thuaj një herë se si na u bëre ti shok me atë milicin (policin ) shpirtzi?
– Cka thua ti, nuk ta merr mendja ty se unë nuk e kam shok policin? kundërpyeti shoku … Ti pyet kështu ngase ti as nuk mund ta marrësh me mendi se sa dajak kam ngrënë unë nga milici.
Ja rrënjët e projektit Rama, në mos pastë i dëftuar i jati dhe në mos pastë pasur dëgjuar zilet e kujtesës.
ti mor qenie njerezore je si nata me diten me RamenMjafton te shikosh ku ke arritur ti per moshen qe ke dhe duket qarte se cfare niveli je