Nishani si Berisha dhe opozita: Krimi po penetron për të manipuluar zgjedhjet

27 Tetor 2016, 18:51Politika TEMA

Kreu i shtetit në të njejtën linjë me Berishën dhe opozitën, teksa shpreh shqetësim se krimi mund të tjetërsojë votën e lirë dhe mund të blejë zgjedhjet. Ashtu sikurse deklaron Berisha dhe Basha në çdo dalje publike apo postim në rrjetet sociale, dhe Presidenti pikërisht në këtë pikë ka goditur.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takoi sot bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko e Joseph O’Reilly, dhe shprehu shqetësimin e penetrimit të krimit për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas njoftimit zyrtar, duke iu përgjigjur interesimit të bashkëreporterëve, Kreu i Shtetit ndau vlerësimet e tij mbi disa nga sfidat imediate të Shqipërisë, mbi të cilat varet edhe përparimi i vendit në procesin e integrimit evropian. Presidenti Nishani vuri në dukje ndryshimet kushtetuese të miratuara konsensualisht në Parlamentin shqiptar, përfshirë reformën e thellë gjyqësore, si procese shumë të rëndësishme për vendin.

Duke pohuar rëndësinë e përparimit të këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe miratimin gjithëpërfshirës të paketës shoqëruese ligjore, Presidenti theksoi pritshmërinë e lartë që ka krijuar ky proces tek qytetarët shqiptarë. Në këtë kontekst, Nishani theksoi se duhet shmangur me çdo kusht kapja e këtij procesi dhe institucioneve që krijohen prej tij nga çdo grup interesi, pasi vetëm kështu do të arrihet zbatimi efikas i tij në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kreu i Shtetit vuri në dukje shqetësimin e thellë mbi rrezikun që i kanoset institucionit të votës së lirë dhe penetrimit gjithnjë e më të hapur të krimit në manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve.

Presidenti Nishani theksoi se ky është një rrezik eminent që i kanoset demokracisë shqiptare, i cili duhet adresuar pa humbur kohë dhe në mënyrë të prerë nga të gjithë aktorët, përfshirë asistencën nga partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu shqetësimin e përsëritur mbi trajtimin me dy standarde që iu bëhet trajtimit të pronarëve të hershëm dhe të rinj në vend, si një akt që cenon rëndë të drejtat e njeriut dhe krijon hapësira dhe mekanizma nxitës të korrupsionit, duke thelluar më tej plagët sociale dhe ekonomike që ka në vend në lidhje me këtë çështje thelbësore.

Po kështu, duke iu bashkuar shqetësimit të të persekutuarve politikë prej regjimit komunist, të shprehur përmes shoqatave të tyre të përfaqësimit, Kreu i Shtetit solli në vëmendje mungesën e përparimit në plotësimin e angazhimeve që ka marrë Shqipëria në kuadër të dy rezolutave të miratuara nga Këshilli i Evropës në vitet 1996 dhe 2006, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, dhe domosdoshmërinë për t’i adresuar menjëherë ato me vendosmërinë dhe përmasën e merituar.

 

3 komente në “Nishani si Berisha dhe opozita: Krimi po penetron për të manipuluar zgjedhjet”

  1. jani says:

    o fatkeqesi kombetare, o e keqe e madhe qe ke disa vjet qe zhvat kete vend . do jete feste kombetare dita kur ti zvarre, zvarre do terheqesh kemben per te ikur nga aty ku per shume vjet ke shkaktuar vetem probleme. ty nuk te degjon kush por megjithate eshte e turpshme te pozicionohesh per dicka qe nuk te takon . nese dikush vodhi zgjedhje , transformoi vullnet populli eshte vetem ai sali berisha, vodhi zgjedhje ne 96, vodhi kur zgjodhi ate bukuranen kryetar bashkie dhe kryetar PD , kur te zgjodhi ty dhe sot ke kac islamin me PD etj etj. megjithate ne kemi durim sepse e dime qe do shijojme ate moment kur ti do ikesh dhe nuk do kete njeri te te percjelle deri te shkallet, do dalesh nga dera mbrapa .
    megjithate sot turperohem qe diku jashte me perfaqeson ti .

  2. Fatosi-kosove says:

    Nuk duhet thene “kreu i shtetit” por avokati presednik i PD-s,pasi vetem nje militant i partise mund te fla kehtu,sikur presedniki te ishte i shqetesuar per tjetersimin e votes pse nuk fliste ateher kur ishte patia e tij qe bente kerdine me voten,ku ishte kur ndodhi “Ruzhdie” nje fshat me disa dhjetra banore por qe dolen mbi 1100 vota per PD-n,ku ishte nishani kur ne vitin 2011 luli u ba kryetar i Tiranes me vota te tjejtersua siq thot nishani,pra me vota te vjedhura e te fabrikuara nga ristani,edhe ateher ishte ne politike “presednik” kapterri kur e gjithe bota e pa ate cirk qe vetem epr sali berishen,lulin enishanin ihte i rregullt,pra se nishani eshte preednik i PD-s kete e dijne te gjithe se shqiperia ska president eshte nje turp i pariparueshem edhe per mazhorancen e sotme te cilet mendoj se eshte dashur te shqetesohen per kete qeshtje,shifni si nishani shqetesohet dhe trihtohet per çdo pune qe ban mazhoranda,ai tmerroeht edhe pse veliu po rilind Tiranen,merreni me mend nishanin e shqeteson edhe fakti se veliu pastron qytetitn apo rregullon nje pak,nje rruge,nje shkolle apo çdo gje tjeter por nuk shqetesohej pse lazarati ishte bere shtet i droges por u tmerrua kur policia vendosi te futej aty,edhe nishan presedniku si luli e sali berisha reaguan jo vetem ne bruksel,stazburg e uashington por edhe ne serbi kerkuan ndihme,dhe nuk shqetesohej fare pse lazarati dikur kishte bugjetin kater apo pese here me te larte se shqiparia e disa djetra here me te larte se kosova,por kjo ishte eligjshme per nishanin pasi po e pranon ne heshtje se eshte financuar edhe ai vete me ato leke,une mendoj se shqiptaret nuk emeritojne nje nenqmim kaq te poshte qe nje presednik te deklarohet si president i popullit e shtetit perderisa populli as nuk eka zgjedhur dhe edehe po te kandidonte sdo te zgjidhet kurre,perkundrazi do ta shifte se sa shume e urrejne shqiptaret,prandaj mendoj se edhe keta musafiret e presednikut e kane te qarte shqetesimin e vertet te tij,ku çdo gje edhe vrasje,edhe droge e krim,prostitucion,vjedhje e fabrikim votash nese kontrollohet nga PD eshte e ligjshme,kurse nese luftohet droga,krimi,prostitucioni,nese kapen vrasesit dhe organizatoret e droges nga kjo qeveri jane te paligjshme per nishanin de PD-n,kete dallim besoj e kan ete qarte edhe musafiret e presednikut por edhe e gjithe bota.

  3. aqif tahipi says:

    Me keto levizje haptas politike qe po ben jari ,po behet gati tia marre lulit kreun e pedese Pas zgjedhjes se presidentit ne 2017 dhe humbjes se shqupit ne zgjedhje levizja e dukshme eshte spostimi i lulit dhe grupit te te ” rinjve ” dhe komandimi ne krye i jarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje