SKANDALI/ Zbardhet kush është kryetari maniak i gjykatës, që kërkon favore seksuale ndaj një qytetareje (VIDEO)

27 Tetor 2016, 20:46Kronika TEMA

Sistemi i Drejtësisë tronditet sërish.

Në emisionin investigativ “STOP”, u publikohet regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastër, Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

BISEDA SESI I ERDHI RROTULL KRYETARI, KUR QYTETARJA KISHTE HALL PER DOSJEN E SAJ…

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee.C’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

KUR GJYQTARI I THOTE NE LOKAL SE ESHTE GATI TI HIDHET PRAPE…

(kalon një person)

Gjyqtari – C’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – C’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – C’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.


20161027-203203 by e-d21


20161027-203634 by e-d21


20161027-204517 by e-d21

8 komente në “SKANDALI/ Zbardhet kush është kryetari maniak i gjykatës, që kërkon favore seksuale ndaj një qytetareje (VIDEO)”

  1. vito says:

    Plot me Guximtare jane mbyshur gjykatat dhe prokurorite.

  2. tfgs1 says:

    ne nje koment te paradites kisha thexuar se ”qiresi” duhet te jete ndonje palo tsamis………………si gjithmone,paskam pas te drejte!

    1. qtmnb says:

      ahaa sa per kte rast jam i bindur qe sgabon kurre ti se e ke provu ne sumen tate ,hahahaa.

    2. Grek says:

      Po e qira ndonje palo ellinidha eshte??

  3. Fatosi-kosove says:

    Nje gje qe me tmerron jo vetem mua besoj por edhe gjithe njerezit normal ne shqiperi,eshte vleresimi dhe analiza e rasteve te tilla kur behet nga analistet si puna e keti far markut te PD-s qe kur ministri Tahiri e quan kete rast si turpi i drejtesise,analist marku reagon duke sulmuar Tahirin se shqetesohet nga ky rast por mbrone drogen!!!!
    Si ka mundesi qe nje analist qe ka qene edhe deputet genjen ne TV dhe akuzon Tahirin per gjerat qe jane bere ne kohen e qeverise se tij,kurse ne anen tjeter shane e sulmon ish kryetarin e Dibes xhelilin per nje rast perafesisht te njejt kurse ne rastin e kryatrait te gjykates se Gjirokastres,ky qenka nje rst qe duhet mbyllur dhe tmos egzagjerohet,pra kjo dmth se nese je ne PD ke te drejte te besh çte duash kurse nese nuk je ne PD nuk ke te drejte as te mbrohesh as te ankohesh sepse te akuzojne se je ne sherbim te qeverise,vete Rames dhe Tahirit,pra mendoj se ky eshte fundi dhe duhet qe vete gjykata kushtetuese te turperohet nga kerkesat qe i ban Venecias si per rastin e Vetingut qe shifet qarte se eshte vetem per mbrojtjen e kontrollit te gjykatave dhe gjykatesve te vendosur nga sali berisha e lul basha dhe te dekoruar nga nishani,turp.

  4. Toni says:

    kushtetuesja+ugjsh te meren me plerat brenda vetes se saj ,e jo duke bllokuar berjn e shtetit me urdher te UDB-serbe salesh berisha me Co.

  5. shvejk says:

    Sigurisht qe ke te drejte Tfgs , Po te ishte Grek , doishte b..qim.

  6. trimeresha says:

    Po pres te dale e shoqja e ketij ne tv e te thoje qe::” burri im nuk po bente ashtu sic mendoni ju…im shoq eshte nje zotni>”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje