VIDEO/ Gjimnazisti ngre dy gishtat, Rama: Mbaji të 5 gishtat bashkë, se të duhen t’i biesh pianos

27 Tetor 2016, 09:19Sociale TEMA
VIDEO/ Gjimnazisti ngre dy gishtat, Rama: Mbaji të 5 gishtat bashkë,

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj përuruan mëngjesin e së enjtes ambientet e reja të Liceut Artistik.

Sapo Rama nisi fjalën, një nga nxënësit e pranishëm ka ngritur dy gishtat lart.

Rama nuk e ka lënë pa një batutë gjithë këtë.

“Lëri more ato gishta mor, lëri mor lëri… Mbaji të 5 gishtat se të duhen t’i biesh pianos, mos i nda gishtat nga njëri-tjetri. Fut kokën poshtë dhe ngre dy gishtat, llogarit. Ndërkohë kokën duhet të mbash lart dhe gishtat duhet ti mbash bashkë, nejse”- tha Rama.
Kreu i qeverisë tha më tej se “Liceu prej shumë vitesh përjetoi një proces rrënimi të vazhdueshëm”, por kjo gjë ka ndryshuar tashmë.

“Prej vitesh mungonte vëmendja ndaj Liceut Artistik, por më në fund ia dolëm që Liceu të ketë pianot e reja, klasat e atelietë e reja, edhe pse projekti është i paplotë, pasi i duhet ende salla e re e koncerteve dhe audicioneve”, deklaroi Rama.

“Tashmë u mbetet mësuesve dhe nxënësve që të rrisin cilësinë. Ne do i mbështesim pasi duam që të bëhet një nga shkollat e ekselencës shqiptare, pasi për natyrën e saj është e dënuar që të jetë e tillë”, shtoi kryeministri.

Ndërsa kryebashkiaku Erjon Veliaj u shpreh: “Vendi ecën përpara vetëm me punë konkrete. Në hollin e hyrjes së shkollës ishte puseta e ujrave të zeza, sot lulishtja është çliruar edhe nga kioskat. Kjo është një shkollë ka prodhuar shumë emra të mëdhenj. Pavarësisht nëse do të jeni Ermonela Jaho i ri ose një artist i njohur qytetit, mezi pres të krenohemi me ju”.

8 komente në “VIDEO/ Gjimnazisti ngre dy gishtat, Rama: Mbaji të 5 gishtat bashkë, se të duhen t’i biesh pianos”

  1. Beni says:

    Je i forte Edi Rama, i ke thene mire ketij kelysh b….e te Sali shpellarit . E bastarduan simbolin e dy gishtave, maskarenjte, e perlyen me mentalitetin fashist te qoftelargut.

    1. Lugati says:

      ec aty ripjellja tamom estrade te dhjefsha ceken(me gjithe respektin e modh qi kom per ceken)para lugatit kryeminister njish je per gallate

  2. Albanistan, o Kolumbi e Bekuar says:

    Mire ata te Bathores po ky PSE kaq nevrastenik dhe Jo serioz si Kryeminister.

  3. mzati says:

    jasha surreli jasha rilindja

  4. Black jack says:

    I Albanistan or Kazakhstan doesn’t matter, tu prish suma qe I jep gojes kot , o far muti

  5. Paqesori says:

    Nejse , nejse… ne fund dhe une po mesohem ti shoh punen dhe jo gunen….

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Po ate porosine e fundit pse jua dha mesuesve
    Per kete djale
    Qe ta ngelin ne klase.
    Nuk e di ai qe kush ka Force te protestje ecen perpara.

  7. D. Didani says:

    Idiota!!! Kryeministri nuk eshte serioz apo ndonje picbythe qe ngre gishtat perpjete!!!Llogariteni:Student i arteve,i kultures,diten e bukur te inagurimit te nderteses se re me paisje moderrne,ne ate auditor ku njerzit jane mbledhur per te festuar,i ri ,jashte politikes,perballe k/ministrit qe ka vajtur per tju treguar nje dicka qe qeveria e ka bere per ata….dhe ai ben politiken e Saliuuuuut!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Turp,femije i indroktinuar,se meriton te jete ne artet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje