Flet gjyqtari Boçi:Do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, nuk e kam takuar gruan!

28 Tetor 2016, 20:15Sociale TEMA

Në një reagim të shkurtër për “Panoramën”, Boçi ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.

Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Boçi, i moshës 55-vjeçare, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën.

Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Burime të Balkanweb thanë mbrëmë se kryegjyqtari Boçi kishte ftuar në ceremoni prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës, si dhe drejtues të lartë të Policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë.

Guximtar Boçi është gjyqtar prej rreth 20 vitesh, ndërsa prej tri vitesh u emërua kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë kryerjes së detyrës ai është vlerësuar disa herë për punën. Vetëm tri vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mësohet se e ka vlerësuar tre herë Boçin nga ana profesionale. Kështu, më 11 tetor 2013 KLD ka miratuar një raport të vlerësimit profesional e etik të tij. Më pak se një vit më vonë, më 21 korrik 2014, u bë sërish një vlerësim dhe më i fundit ishte ai i 27 majit 2016.

Në këtë datë, KLD ka miratuar një vlerësim të Inspektoratit për Boçin në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Megjithatë, pak kohë pas publikimit të skandalit, ministri Manjani deklaroi se do t’i kërkojë KLD-së shkarkimin si gjyqtar të Guximtar Boçit. Pas ngjarjes, nuk ka pasur asnjë reagim nga kolegët e tij në Gjirokastrës, veç asaj që u bë nga Tirana, nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

3 komente në “Flet gjyqtari Boçi:Do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, nuk e kam takuar gruan!”

  1. Mentari says:

    Eshte incizuar dhe pike; Ky pervers jo vetm duhet shkarkuar menjehere nga detyre por ky duhet te shkoj ne burg me vite per shfrytezimin e detyres se tij si Kryegjykates ,kercenime per seks duke perdorur drejtesine shqiptare etj.Ky edhe mbas burgut ti hiqet e drejta e profesionit per 10 vjet ose pergjithmone se u lodhem nga keto qelbesira,perversa e hajute te paskrupull.Mjaft eshte mjaft dhe ky duhet bere supershembull sepse ky mizerje ishte ne detyren e Kryegjygjtarit.Jo mrshire per kete hale

  2. Albani says:

    Mos more zagar gjyqtar,mos ndoshta ishte ajo qe te binte ne qafe dhe ti nuk u perule?
    JO,nuk ma merr mendja se ti thua qe nuk e njeh dhe takuar ndonjehere.
    Atehere perse te qenka qepur ty pa te te njohur?
    ZAGAR MUTI.

  3. zaho says:

    Regjistruar ? Mos e rruj ta mbash pyll tambash iliri doli dhe ne film dhe thane eshte fallco

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje