“Dje në Bashkinë e re të Urës Vajgurore ku përmes Pogramit Kombëtar të Rilindjes Urbane po punohet për zgjidhjen përfundimtare të problemit 25 vjeçar të përmbytjes së rrugës nacionale e të krejt lagjes pranë lumit Osum. Projekti i ri i digës mbrojtëse në dy anët e lumit, jo vetëm mundëson shpëtimin njëherë e përgjithmonë të qindra familjeve nga përmbytja e përvitshme po edhe krijimin e një hapësire të re publike me shëtitoren buzë lumit, parkun e fëmijëve si edhe terrenet e reja sportive për të rejat e të rinjtë.
Ndërkohë ka përfunduar faza e parë e kthimit të rrugës kryesore në një bulevard këmbësorësh, ka filluar puna për ndërtimin e 8 kopshteve dhe 6 qendrave të reja shëndetësore, dhe në dhjetor përfundon edhe digjitalizimi i shërbimeve publike të bashkisë që do të sjellë një standard e cilësi të re shërbimesh për banorët e Urës Vajgurore si në qytet, ashtu edhe në zonat rurale”, shkruan kryeministri Rama në Fb.
Ndërkohë siç mund të shihet edhe në foto Ura Vajgurore ka pësuar një ndryshim të theksuar.
Ha ha ha rilindja me foto ben namin, popull legen qe voton xhepistat dhe rracen me te keqe qe ka ardhur pas turkut.
Bravo, u la muti meshurre…sidomos u mbushen xhepat e Ilir metes pasi mbuloi rruget e Shqiperise me guret e fabrikes Tomorrit.
Perseritet historia:Enveri me Lenken dhe Themien.S po shoh Tefta Camin…Mjere vendi!