“Vetting”-u, Rama: Vendimi i Kushtetueses, rezistencë nga një aleancë që ka frikë Reformën në Drejtësi

30 Tetor 2016, 16:37Politika TEMA

Kryeministri Rama e sheh vendimin e pezullimit për ligjin e Vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese si shprehje e rezistencës nga një aleancë që i druhet Reformës në Drejtësi, ku ai rreshton dhe opozitën.

Në një intervistë për Tv Klan, kreu i qeverisë shprehet i sigurtë se Vettigu do të kryhet pavarësisht vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush.

Reforma në Drejtësi solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij. Kryeministri thotë se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e LSI –së.

Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal.

Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e  shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatatat ambientaliste.

1 komente në ““Vetting”-u, Rama: Vendimi i Kushtetueses, rezistencë nga një aleancë që ka frikë Reformën në Drejtësi”

  1. Edi rama says:

    Po kur ishe ne opozite ti kaqol, dhe kushtetuesja anulloi ligjin e kufirit me Greqine? Apo atehere te interesonte vendimi dhe kushtetuesja ishte e mire? Ik ore by……..ir burre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje