Ushtria irakiane rrethon Mosulin, a është kjo frymëmarrja e fundit për ISIS?

31 Tetor 2016, 17:59Sociale TEMA

Ushtria irakiane ka nisur përgatitjet për nisjen e betejës përfundimtare për çlirimin e qytetit të Mosulit nga militantët e “Shtetit Islamik.”

Në një video, ku duken pamjet nga ajri të trupave irakiane, tregohet edhe pozicionimi i madh i tyre në lindje të qytetit, pasi kanë arritur të rimarrin thuajse të gjitha zonat e rënësishme përreth tij.

Mosuli është një nga bazat më të rëndësishme të xhihadistëve të ISIS, të cilët e mbajnë të pushtuar prej dy vitesh, ndërsa ofensiva për rimarrjen e tij nisi më 17 tetor të këtij viti.

Në këtë ofensive, marrin pjesë trupat irakiane, të mbështetura nga luftëtarët kurdë dhe peshmerga, si edhe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje