Meta takon përfaqësues të AKIP: Ligji i mbetjeve të miratohet pas shterimit të dialogut

1 Nëntor 2016, 14:37Sociale TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot, në takime të veçanta, përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP-it dhe të Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar (UEMSH).

Përfaqësuesit e këtyre organizatave ngritën shqetësimin e tyre dhe ndjeshmërinë e qytetarëve lidhur me mundësinë e miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463 datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” mbas kthimit të tij në Kuvend prej Presidentit të Republikës.

Kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi angazhimin e tyre për këtë çështje të ndjeshme, duke nënvizuar se ai do të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile, përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje