Imazhet rrënqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas

2 Nëntor 2016, 13:49Sociale TEMA

I rrethuar nga tela me gjemba dhe i braktisur nga njerëzit, qyteti i Çernobilit në Ukrainë mund të jetë fare mirë një sinonim i rrënimit.

Tridhjetë vite më pas, ai dhe qytetet fqinje vazhdojnë të jenë të pabanuara, ndonëse nivelet e ndotjes kanë rënë ndjeshëm. Aty ku dikur mund të gjeje një pallat, sot natyrua e ka shndërruar në një grumbull shkurresh e pemësh.

Në prill të vitit 1986, reaktori numër 4 i impiantit nuklear të Çernobilit shpërtheu duke çliruar në atmosferë rreth 400 herë më tepër material radioaktiv se sa bomba atomike e hedhur në

Hiroshima në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve sovjetike për ta izoluar në një ‘guackë’ betoni përzierjen e mbetjeve nukleare, ndotja u përhap me një shpejtësi të madhe.

Megjithatë, imazhet përndjekëse të ndërtesave të braktisura, ku duket se jeta ka ndalur në një çast krejt papritur, mund të mos vazhdojnë të jenë të tilla edhe për shumë kohë. Qeveria ukrainase, së fundi ka hartuar një plan për ta kthyer zonën përreth Çernobilit në një fermë energjie diellore.

Aty pritet të ngrihet një numër i madh panelesh diellore, të cilët do të sigurojnë energji për vendin, duke bërë që çmimi i saj të ulet dhe gjithashtu të bjerë edhe influenca ruse në vend.

1 komente në “Imazhet rrënqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas”

  1. bo ce hajvani ky qe shkarravit kto artikujt mer jahu says:

    Qyteti eshte Pripyat o hajvansko, Cernobil ishte impjanti atomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje