Ish-producenti  i Pink Floyd, Joe Boyd në Tiranë për të mbledhur më të mirën e Sazeve të jugut

2 Nëntor 2016, 18:55Kulturë TEMA


Por si lindi kjo ide? Joe Boyd, ish-producenti  i Pink Floyd, dhe inxhinieri legjendar Jerry Boys, u bashkuan me  Edit Pulën dhe Andrea Goetler  në Tiranë për të regjistruar disa muzikantë të mëdhenj të sazeve  të Përmetit dhe Korçës.

Joe Boyd thotë se “në çerekun e parë të shekullit të kaluar, jeta urbane lulëzoi pasi miliona njerëz migruan nëpër qytete.  Jazz, tango, flamenco, Cuban Son, Sevdah boshnjake dhe shumë forma të tjera të mëdha muzikore u rritën në këtë hulli të rrënjëve rurale që përplasen me jetën urbane. Nga këto stile lindën yje të reja në industrinë e regjistrimit”.

Sipas tij, një nga më të njohurit janë Sazet e muzikës së Shqipërisë së Jugut, të cilat  kanë lulëzuar për më shumë se një shekull në qytetet e bukura të Korçës, Përmetit dhe Beratit.

Virtuozët shqiptarë pjesë e këtij ansambli janë: Adrianna Thanou, Agim Nasi, Agron Murat, Aurel Qirjo, Donika Pecallari, Pellumb Meta, Robert Tralo, Telando Feto.  Dhjetorin e kaluar ne të gjithë u mblodhëm në Korçë për luajtur.

Me ekspertizën lokale të Edit Pules dhe Andrea Goertler, ky projekt do të krijojë një monument zëri për këtë muzikë të bukur e cila vjen nga qoshet e fundit të panjohura të kulturës muzikore evropiane.

Ky do të jetë koncerti i tyre i parë, dhe do të pasohet me të tjerë pasi grupi do të vijojmë më koncerte në Angli dhe Europë, ne vitin 2017.

1 komente në “Ish-producenti  i Pink Floyd, Joe Boyd në Tiranë për të mbledhur më të mirën e Sazeve të jugut”

  1. mrekulli says:

    kur i ndegjova live ne tv, sa bukur, art popullor, bio, me njerez te thjeshte mjeshtra te instrumentave dhe tezerave brilante.
    jepni nje faqe te pallati i madh i tiranes, te shohi brezi i ri.
    organizatorjaeshte minitre e kultures,per kete nisme alla gjeneral gramafoni por shqip, permetare, korcare e trevat e veriut.
    kumbaro e kursyera per artin skenik, muzikal te pakten tu vere sallen ne dispozicion dhe ata te marrin cmimin e publikut me teardhurat nga biletat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje