Zbardhen këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, mungojnë emrat e mëdhenj

2 Nëntor 2016, 09:39Kulturë TEMA

“Festivali i Këngës” në RTSH ka mbërritur në edicionin e tij të 55-të.

Tashmë mësohen dhe emrat e artistëve që do të ngjiten në skenën e “Fest 55”.

Vihet re mungesa e këngëtarëve që kanë bërë historinë e festivalit por edhe pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj të dalë kryesisht nga spektaklet e talenteve, si Tiri, fitues i “The Voice”, Edea Demaliaj, fituese e “X-Factor”, Xhesika Polo, Dilan Reka, Classic Boys, Festina Mejzini, pjesëmarrës në “X-Factor” gjithashtu.

Në këtë jubile të “Festivalit të Këngës”, konkurruan 57 këngë dhe vetëm 24 prej tyre do të jenë garuesit zyrtarë.

1. Albulena Jashari

2. Classic Boys

3. Dilan Reka

4. Edea Demaliaj

5. Edona Vatoci

6. Elson Braha

7. Erlind Zeraliu

8. Fabiola Agalliu dhe Agnesa Çavolli

9. Festina Mejzini

10. Flaka Krelani

11. Franc Koruni

12. Genc Salihu

13. Linda Halimi

14. Linda Rukaj

15. Lorela

16. Lynx

17. Luka & Serxhio Hajdini

18. Neki Emra

19. Orges Toçe

20. Rezarta Smaja

21. Tiri

22. Yll Limani

23. Xuxi

24. Xhesika Polo

Nga 24 këngët pjesëmarrëse vetëm 14 do të kalojnë në finale. Siç u bë me dije nga organizatorët në konferencën për shtyp të mbajtur pak javë më parë, pas natës së parë dhe të dytë, tre juri do të kenë mundësinë e zgjedhjes së këngëve për në finale; juria profesionale, ajo e publikut dhe juria e gazetarëve.

2 komente në “Zbardhen këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, mungojnë emrat e mëdhenj”

  1. Hyni ne teme says:

    Mendoj qe eshte nje zhvillim disi pozitiv, nuk kemi me relike nga e kaluara, por as kengetare komerciale qe nuk perballojne dot LIVE. Eshte grupi i duhur, por gjithcka varet nga kenga dhe performanca. Le te shpresojme qe kesaj rradhe kengetaret te kene zene mend dhe te mos i bejne ndryshime dramatike kenges, sepse eshte gjeja qe i irriton me shume njerezit kur mesohen me versionin e Fest RTSH, dhe nje muaj perpara Eurovisionit befas i shfaqet nje version i deformuar qe s’ben as per te stimuluar dhjerjen kur je kaps. Gjithesesi, emri qe spikat me shume eshte Linda Halimi, eshte e vetmja qe mund te perballoje edhe kendimin LIVE, por gjithashtu nje version anglisht pa aksent. Nese fiton, shpresoj qe ta kete gati versionin e Eurovizionit qe ne Dhjetor, sepse nqs pret deri ne Prill askush nuk do ja pelqeje. Veshi mesohet qe ne fillim.

  2. paradoxal says:

    Suksese te gjithe pjesemarresve te festivalit. Nga fakti qe nuk njoh asnje prej emrave te publikuar ketu, po e kuptoj sa shume kohe u be jashte Shqiperise. Uroj dhe shpresoj te fitoje me i miri qe te kemi perfaqesim sa me dinjitoz ne Eurovizion. Kete here kemi tre vota nga familja ime per Shqiperine ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje