Dhuna që u shkaktua në sfidën mes Partizanit dhe Skëndëbeut ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.
E përditshmja britanike “The Mirror” i ka kushtuar një lajm të veçantë kësaj përballje, duke u fokusuar tek incidentet që ndodhën në shkallët e stadiumit mes policisë dhe tifozave në kuq.
“The Mirror” e paraqet lajmin me fotot dhe videot e përleshjes mes tifozave dhe policisë ku një tifoze femër rrezikoi jetën.
“Video tregon momentin tronditës së një tifoze femër që është futur në fushën e lojës, pas një rrahje massive në shkallët e stadiumit, ku ishte duke ndjekur një lojë futbolli.
Sipas njoftimeve, problemet nisën në minutën e 86. Lojtarët vendas nxituan mbi këndin e trazuar të “Elbasan Arena” duke u përpjekur që të qetsojnë tifozerinë e tyre. Por, përpjekja e lojtarëve të Partizanit ishte e shkurtër, pasi forcat speciale u thirrën për të ndërhyrë” shkruan “The Mirror”.
Sfida mes Partizanit dhe Skëndërbeut përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0 e cila u luajt mes një tensioni mjaft të lartë./f.b
marrezia autoktone
ju zune hakat e dronit
Hakat e motres tate dojen shum te mira mamer mendja do dalish i kenaqur.