Mbështetësit e pazakontë! Ku Klux Klan, fushatë për Donald Trump (dhe taktika e çuditshme për bojkot)

3 Nëntor 2016, 16:29Bota TEMA

Donald Trump ka marrë mbështetje të shumta në garën e tij për president, por mes tyre është një që nuk mund të kalojë pa u vëzhguar.

Bëhet fjalë për Ku Klux Klan.

Ata kanë bërë thirrje në gazetën e tyre zyrtare “The Crusader” që njerëzit të votojnë për Trump.

Në numrin e fundit ata e kanë hapur gazetën me titullin “Make America Great Again”.

“Donald Trump do të kthejë Amerikën të madhe sërish. Por duhet të pyesim veten: Çfarë e bëri Amerikën të madhe? Përgjigjia është e thjeshtë. Amerika ishte e madhe jo për atë që bënë të parët tanë, por për atë që ishin. Amerika u themelua si një republikë e bardhë dhe e krishterë, dhe si e tillë u bë e madhe”, shkruhet në editorialin e Thomas Robb, drejtori i “The Crusader”.

Ndërkohë KKK i mbështetur nga të tjera lëvizje me frymëzim neonazist ka thënë se do të dërgojë “vëzhgues” në çdo qendër votimi, sidomos në ato me mazhorancë të njerëzve me ngjyrë.

Madje KKK ka menduar që në qendrat me shumicë të njerëzve me ngjyrë, po mendohet që të martën të shpërndahet alkool dhe marijuanë falas, në mënyrë që të mos shkojnë në qendrat e votimit.

1 komente në “Mbështetësit e pazakontë! Ku Klux Klan, fushatë për Donald Trump (dhe taktika e çuditshme për bojkot)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje