Sondazhi i CNN, Clinton e Trump “kokë më kokë”

2 Nëntor 2016, 19:38Bota TEMA

Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëveteja elektorale tregon se gara është shumë e ngushtë.

Clinton ka një avantazh prej 4 pikësh në Pensilvani, ndërsa Trump është 5 pikë përpara në Arizona. Florida ndërkohë sugjeron se gara do të jetë tejet e luftuar, pasi Clinton është vetëm 2 pikë përpara, 49% me 47%, një diferencë që është brenda marzhit të gabimit të sondazhit prej 3%.

Në Nevada ndërkohë, avantazhi i miliarderit njujorkez është mjaft i qartë pasi ai udhëheq preferencat mes votuesve të mundshmë me 49% ndaj 43% të Clinton.

Sondazhi i fundit i CNN vjen në një kohë të vështrië për Clinton në shumë anketa të ngjashme, pasojë e publikimit të hetimit të ri të FBI-së për çështjen e postës elektronike ndërsa ajo shërbente si Sekretare e Shtetit. Sondazhi i CNN tregon se në të katër këto shtetet të rëndësishme, femrat preferojnë të votojnë për Clinton, ndërsa meshkujt për Trump, raporton TCH.

Sondazhi gjithashtu vëren se votuesit e bardhë janë me shumcië dërrmuese në favor të biznesmenit, ndërsa ata të komuniteteve të tjera mbështesin bindshëm Hillary Clinton. Një tjetër diferencë e rëndësishme është entuziazmi i votuesve për të votuar këtë vit dhe në Florida e Nevada, përkrahësit e Trump, me 58% duken shumë më të angazhuar se sa ata të Clinton me 48%.

Në dy shtetet e tjera, Arizona dhe Pensilvani nuk vihet re ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Sondazhi i CNN konfirmoi atë që dihej se Trump është në avantazh përsa i takon ekonomisë, ndërsa Clinton udhëheq në çështjen e politikës së jashtme.

Ndërsa të anketuarit preferojnë Clinton përsa i takon zotësive presidencale, pra temperamentin për të shërbyer si president dhe komandat i përgjithshëm, ish-Zonja e Parë është shumë pas Trumpit përsa i takon perceptimit të votuesve për ndershmërinë dhe besimin.

3 komente në “Sondazhi i CNN, Clinton e Trump “kokë më kokë””

  1. Titan says:

    Cja fusni kot ju te temes.clinton ka epersi 48 perqind me 43 perqind ndaj trumpit,biles the ne florida qe eshte shtet kyc per zgjedhjet ajo po fiton

  2. adi says:

    kur e nxjer CNN qe jane koke me koke
    eshte njelloj sikur gazeta tema te thote qe rilindja me pd jane koke me koke
    imagjino sa keq na qenkerka hilarija.
    mos e dhente zoti te humbasi se nuk dime si te ngushellojme rilindjen.

  3. ermal says:

    TRUMP KA EPERSI NE FLORIDA DHE NE TE GJITHA SHTETET DHE ESHTE DREJT FITORES DHE KLINTONI DO I HAJ KOKEN DHE KTIT IDIOTIT KTU AE BEN SI LIDER GLOBAL PO IKI PER LESH VEREN E 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    高級 ダッチワイフ バイヤー加工工場ダッチワイフ写真PARYTON– 160 CM | 5 '2 "-BCUP-AFドール

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje