Si një nga shtetet më sociale dhe njëherësh me mirëqenie tepër të lartë, Kanadaja është një ëndërr për shumë emigrantë.
Në vitin 2017, vendi do të hapë dyert dhe do të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyre në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.
Qeveria tha se baza e pranimeve do të jetë fillimisht 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë. Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga 2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John McCallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300,000 është një themel i fortë.
Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike. Një këshille ekonomike e rekomanduar së fundmi për vendin, ishte që Kanadaja të rriste objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme, raporton Top Channel.
Lidhur me këtë shifër, ministri i Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017. Ndërsa numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.
kanadaja me mireqenie teper te larte?hahahaha o zot fali se nuk e dine qa thojne
Kanadaja eshte nje nga shtetet me te mbaruar te botes me politikane te paafte. Me siperfaqe te barabarte me Rusine dhe me gjithe ato burime natyrore ne kete shtet mund te mbetesh lehte pa pune dhe ne mes te rrugeve edhe pse popullsia nuk eshte me shume se 34 milion banore. Buxhetin e shtetit e mbushnin me te ardhurat e naftave te renda te Albertes por me renien e cmimit te naftes keto biznese jane ne prag falimentimi. Pasi hengren edhe 42 miliard dollare suficit nga nafta ne 2006, qeveria Kanadeze nuk mendoi per zhvillimin e industrive te reja dhe teknologjive te avancuara por fjeti gjume. Sot ky vend eshte ne kolaps dhe perspektiva duket e pashprese. Arsimi universitar eshte me pagese dhe te shtrenjte. Sherbimet spitalore jane se shumti me pagese dhe disa sherbime shendetsore jane formale. Per nje operacion duhet te presesh nga 6 muaj deri ne 1 vit. Qerate dhe cmimet e banesave jane skandaloze dhe te paarritshme. Emigrantet qe vijne jetojne 3 familje ne nje shtepi. Cmimet e ushqimeve jane nga me te lartat dhe junk food mbizoteron tej e mbane vendit. Sot vendi qeveriset nga nje kalama (i biri i Pjer Trudose) qe nuk di se cfare flet dhe ska idene e ekonomise.
oh wow mor Sami! Vertet uroj qe te mos jesh pjese e ketij vendi e tja kesh liruar dikujt qe e vlereson ardhjen/jetesen ne Kanada!!