FOTOT/ Misteri i zhdukjes: Çfarë ka ndodhur me gruan e diktatorit Kim Jong-un?

31 Tetor 2016, 17:10Bota TEMA
FOTOT/ Misteri i zhdukjes: Çfarë ka ndodhur me gruan e diktatorit

Gruaja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jon-un, nuk është parë në publik për shtatë muaj rresht, duke nxitur kështu spekulime se ose është shtatzënë ose i ka prishur marrëdhëniet me burrin.

Ekspertët që e monitorojnë situatën në Pyongyang, kanë sugjeruar se Ri Sol-ju, e cila u prezantua si Zonja e Parë në vitin 2012, mund t’i ketë prishur marrëdhëniet me motrën e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, e cila cilësohet fuqishëm si pushteti pas fronit, transmeton Express.

Kim Yo-jong u zgjodh vitin e kaluar në krye të Departamentit të Koresë Veriore për Propagandë dhe Agjitacion dhe është përgjegjëse që t’ia zhvillojë kultin e personalitetit vëllait të vet.

Toshimistu Shigemura, profesor në universitetin “Waseda” në Tokio, i cili fokusohet në udhëheqësinë e Pyongyang, ka thënë për the Telegraph se zhdukja e Ri mund të jetë si pasojë e disa faktorëve,

“Ekzistojnë disa arsye të mundshme, përfshirë atë se ai mund të jetë shtatzënë, apo sepse mund të ketë probleme mes tyre,” ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje