VIDEO/ Momenti i aksidentit të frikshëm në Itali, ku u shemb mbikalimi

30 Tetor 2016, 15:21Bota TEMA

Është regjistruar momenti kur një kamion ka shembur urën në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali.

Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68 vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjec

Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit. Pesha e kamionit ishte 108 ton dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim.

Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.

1 komente në “VIDEO/ Momenti i aksidentit të frikshëm në Itali, ku u shemb mbikalimi”

  1. Zigur Qarri says:

    Kur sheh bashkimet(pikerisht aty ku u keput ura) e ures qe nuk jan vendosur mbi kolonat mbeshtetese,
    duket me shume si gabim konstruksioni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje