VIDEO/ Aksidenti tragjik në Itali: Shembet mbikalimi, 1 i vdekur e 5 të plagosur

29 Tetor 2016, 10:56Bota TEMA

Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në Lecco të Italisë . Ky aksident ka ardhur si pasojë e shembjes së mbikalimit në autostradën 36.

Mediat italiane shkruajnë se mes të plagosurve të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Leccos janë edhe 3 fëmijë. Mes të plagosurve është edhe shoferi 50-vjeçar i kamionit që u bë shkak i shembjes së kësaj ure.

Në këtë aksident u përfshinë 4 makina, mes të cilave edhe një Audi që rezulton e shtypur plotësisht. Viktima, Claudio Bertini dyshohet se ndodhej pikërisht në këtë makinë, shkruan TVKlan. Prokurorët e Lecco-s kanë hapur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje