Arabia Saudite thotë se rebelët në Yemen kanë leshuar një raketë balistike në drejtim të qytetit të shenjtë mysliman Meka, duke shënuar një prej goditjeve më të thella deri tani brenda territorit të Mbretërisë.
Ushtria saudite tha të premten se raketa ishte “zbuluar dhe shkatërruar” 65 kilometra larg Mekes.
Arabia Saudite tha se raketa nuk shkaktoi dëme dhe se kundërgoditi me sulme ajrore menjëherë, vendin prej nga u lëshua ajo.
Koalicioni arab i udhëhequr nga Aarabia Saudite është në lufte me rebelët shiitë në Yemen që prej marsit të vitit 2015.
Rebelët e njohur si Huothis dhe aleatët e tyre njihen për posedim të depove me raketat e periudhës sovjetike Scud dhe variantet vendore të disenjuara.