Quhet Veliky Novgorod dhe është e pajisur me raketa tokë-ajër, silurë dhe mina tokësore. Putin ka zbuluar “përbindëshin” e ri të nënujshëm duke u shprehur se “nuk do të bëhemi kurrë një pellg i NATO-s”.
Admirali rus Alexander Buzakov tha se “testet për nëndetësen e pestë Veliky Novgorod janë kryer me sukses në 25 tetor dhe ajo tani do t’i bashkohet flotës në Detin e Zi”.
Ndërsa një nëndetëse e gjashtë e këtij lloji do të dërgohet më 25 nëntor.
Këto nëndetëse janë mjetet moderne më të reja të Rusisë dhe mund të mbajnë një ekuipazh prej 52 personash për më shumë se 45 ditë në det.
Mjeti peshon 4 mijë tonë.
Mesa duket kjo është kundërpërgjigjja e Putinit ndaj NATO-s pas tensioneve dhe deklaratave të ditëve të fundit.
Sipas agjencisë TASS, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Alexander Grushko, është shprehur se flota në Detin e Zi po ndihmon për “të stabilizuar Mesdheun”.
“Sot NATO-ja po përpiqet të transferojë skemat konfrontuese në ujërat e Detit të Zi”, tha ai.
“Presidenti turk, Erdogan ka thënë se fundmi se Deti i Zi pothuajse është kthyer në “liqen rus” për shkak të mungesës së NATO-s atje. Por NATO-ja e di shumë mirë se Deti i Zi nuk do të bëhet kurrë një liqen i saj dhe ajo që ne po bëjmë është të neutralizojmë kërcënimet e mundshme dhe presionet ndaj Rusisë nga jugu”, tha ai.
TemA TV
Ja dhe partneri strategjik i zgjedhur nga rama,sa majtas ,dhe djathtas ,,,,,,
Kaluan 100 vjet ,po do thoni valle ju ndryshuan shallvaret e anadollit?,intrigante,percares,molla e sherrit ne ballkan dhe akoma sot nuk po zgjidhet lemshi otoman .Një partner të tillë ,dyfish më të madh se këpucët qe mbajme e zgjedhin vetëm qeveritë inferiore dhe frikacake
Kjo eshte lufta e ftohte qe nuk e ka ndermend dhe seriozisht qe te behet e nxehte,sepse nese e kishin ndermend asnje nga palet nuk do te tregonte dhe shfaqte armatimet dhe fuqine e saj,pra eshte nje shfaqe teatralo-diplomatike nepermjet se ciles “fuqite”kerkojne me shume influence,terren dhe hapesire gjeostrategjike ne shahieren(arenen) nderkombetare.
C’do kush nuk do ti tregonte armet e fuqishme qe zoteron,vetem ne rastin qe e ben sa per te frikesuar duke e ditur qe praktikisht eshte i pafuqishem ti perdore.
Nuk mund te ndeshet nje ujk apo krokodil me 700 dhembe ne goje me nje tjeter qe ka vetem 70-te,keta jane miliardat vjetore qe shpenzon perkatesisht Amerika dhe Rusia per ushtrine,le te mos flasim pastaj per NATO-n ne te cilen rreshtohen perkrah Amerikes te gjitha shtetet e fuqishme Evropiane.
Ne qofte se dikush mendon qe Rusia ka armatim dhe bomba qe me nje te tille te zhduke nje shtet si Franca,atehere une po them se te tilla dhe me te fuqishme ka dhe Amerika,por cili do te ishte kuptimi dhe pasojat e nje lufte tille nuk mund ti jape shpjegim nje mendje llogjike,dhe shpresoj qe Putini nuk eshte kaq i ngjashem me Hitlerin,sepse ai do ta shuante boten dhe bashke me te dhe Gjermanine vetem dhe vetem qe ne pamundesi te fitores te merrte te pakten nje BARAZIM GJITHE-SHKATERRUES.