“Ishte si një goditje apokaliptike, qyteti ynë është rrënuar”, kështu u shpreh një prej qytetarëve të goditur nga tërmetet e fuqishme të mbrëmjes së djeshme.
Tërmetet me 5,4 dhe 6,1 ballë goditën në një distancë prej dy orësh mbrëmjen e djeshme me epiqendër 80 milje larg Romës.
Disa qyteza si Visso, Castel Santagelo sul Nera janë shkatërruar thuajse plotësisht.
Tërmetet vijnë vetëm pak muaj pas tërmetit që shkatërroi Amatriçen dhe u mori jetën 300 njerëzve.