Këto foto që tregojnë një vajzë të mitur pajetë në Manila të Filipineve kanë bërë xhiron e botës.
Në luftën kundër përdoruesve të drogës, policia filipinase nuk ka kursyer as të pafajshmit.
Zyrtarisht e mitura u vra nga një pakujdesi, por ka edhe dyshime se është qëlluar qëllimisht.
3700 persona janë vrarë deri tani prej nisjes së aksionit të spastrimit urdhëruar nga presidenti Duterte.
Shumë media dhe shoqata e kanë cilësuar si krim kundër njerëzimit, atë që po bën Rodrigo Duterte.