Clinton “arkivon” fitoren, zgjedh Joe Biden si kryediplomat të ri të SHBA-ve

28 Tetor 2016, 19:26Bota TEMA

Donald Trump mendon se do të fitojë, pavarësisht sondazheve që thonë të kundërtën, diçka që hipotetikisht i jep të drejtë rivales së tij demokrate, Hillari Clinton, jo vetëm të konsiderojë garën të mbyllur në favorin e saj, por madje të nisë të zgjedhë ekipin e saj qeveritar.

Duket se në kampin Clinton fitorja është arkivuar dhe tashmë, vëmendja është përqëndruar në gjetjen e emrave që do të qeverisin krah saj. Sipas mediave amerikane, emri i parë që është zbuluar është ai i Joe Biden, pasi duket se zëvendëspresienti aktual është i preferuari i Clintonit për postin e kryediplomatit amerikan.

Gazeta “Politiko” shkruan se Biden është emri i parë në një listë shumë të shkurtër kandidatësh, që Clinton preferon për postin e Sekretarit të Shtetit. Me zgjedhjet 11 ditë larg, duket se ish-Sekretarja e Shtetit ka preferuar të nisë zgjedhjen e emrave për postin që ka mbajtur dikur, raporton TCH.

Mediat amerikane shkruajnë se 73-vjeçari Biden, senator për 36 vite dhe dikur kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka eksperiencën e duhur për të qenë kryediplomat i SHBA-ve. Gjatë verës, ai shkoi në Letoni dhe siguroi vendet balltike se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë anëtarët e NATO-s nga një agresion rus, diçka që tashmë po shihet si fillimi i hershëm i karrierës së tij diplomatike.

Vitin e shkuar u raportua se Biden kishte menduar për presidencën, por ai vet tha se vdekja e djalit të tij Bo nuk do ta lejonte që të përqëndrohej siçc duhej në fushatë.

7 komente në “Clinton “arkivon” fitoren, zgjedh Joe Biden si kryediplomat të ri të SHBA-ve”

  1. Veshur says:

    Hahahahah….
    Njeriu qe ka te sigurte vdekjen “ka arkivuar vdekjen” gezon se ka “arkivuar” fitoren
    Kete e zgjedh vetem amerika ndersa kjo na sundon edhe ne qe nuk votojme

  2. Manushaqe says:

    Hahahahah….
    Njeriu qe ka te sigurte vdekjen “ka arkivuar vdekjen” gezon se ka “arkivuar” fitoren
    Kete e zgjedh vetem amerika ndersa kjo na sundon edhe ne qe nuk votojme ….

  3. leka says:

    Shtrige plake,e ndyre dhe e lig.Ky eshte opinioni i amerikanit te vertete, qe don ti kthejne Ameriken, qe ja kane grabitur keto lloj shkabash,per te ushqyer shpirtrat e tyre te grymosura.

  4. Avni rustemi says:

    O koqe gazetar, plaku dhe bosi I tij e Kane ndezur racizmin si para 60
    E degjove lajmin sot qe Fbi nisi nje tjeter invistigim Kunder saj

  5. E verteta says:

    Ne grua e jashtezakonshme . Sulmohet nag mjeranet dhe injorantet vetem e vetem se eshte femer dhe e zonja.

  6. alphade says:

    Nje zgjedhje perfekte e zonjes Klinton si Sekretar Shteti,
    Fisniku, Joe Biden e meriton plotesisht nje post te tille !!!

  7. Betade says:

    Alphade, ju akoma keni mendime te kohes se baba qemos.. Qenka njeri i mire apo qenka njeri fisnik.. politika e sidomos drejtimi i njerezve jo domosdoshmerisht kerkon njerez fisnike por te talentuar, me karakter, sypatrembur e dinamike. Njerez te forte, me kurajo kur duhet..
    Hillarit i punon vetem goja se per pune si zor.. ka nje jete qe ushqehet nga taksat e popullit, mjaft me le te punoje si avokate..kur nuk perdor dot nje email tamam e i marrin bota sekretet cfare pret me? Bill Clinton nuk ishte njeri i mire sepse pati skandal pas skandali po Amerikes i beri mire ne njefare mase..
    Udheheqesit nuk gjykohen me se sa te mire qe jane, kjo eshte gomarllek sepse ate bejne si te mire ne fushate e pastaj kur zgjidhen ju shikon qe sjane te zotet.. cdo besh pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje