11 shtetet që përcaktojnë fituesin! Shanset e Hillary dhe Trump

30 Tetor 2016, 20:35Bota TEMA

Skandale nga të dyja palët dhe sondazhe që ndryshojnë. Fushata elektorale në SHBA ka hyrë në kulmin e saj dhe rezultati është më i paqartë se kurrë. Kur u mendua se Clinton arriti një avantazh pas skandaleve seksuale të Trump, ja ku doli historia e emaileve private që mund të kompromentojë fushatën e Hillary Clinton.

Mund të thuhet padyshim që kjo fushatë ka qenë më intriguesja pavarësisht se si do të dalë rezultati. Teksa mbeten 9 ditë deri në datën vendimtare, Mirror ka analizuar 11 shtetet vendimtare për të shpallur presidentin e ri të Amerikës.

Bëhet fjalë për shtetet ku ka deri dikur pikëpyetje të mëdha dhe faktori më i rëndësishëm: kanë shumë vota. Clinton ka një avantazh në shumicën e tyre, megjithatë garës nuk i dihet kurrë.

Kush do të jetë presidenti i 45-të i Amerikës? A do të jetë e para femër, apo Donald Trump? Për të fituar, kandidati duhet të marrë të paktën 270 vota nga 538 që janë në total. Mediat amerikane thonë se Clinton është dukshëm në avantazh, megjithatë deri në 8 nëntor gjithçka mund të ndodhë.

Në sistemin elektoral amerikan çdo shtet ka një numër të caktuar votash elektorale që bazohet në popullsinë e saj. Kalifornia ka numrin më të madh me 55 vota.

Sipas statistikave shumica e shteteve janë të ndara që pa votuar, pasi nuk kanë ndryshuar votën prej dekadash. Dhe Clinton ka një avantazh të dukshëm. Ndaj vetëm 11 shtete janë në diskutim për votat.

18 shtete kanë votuar demokratët prej 6 legjislaturash dhe nuk kanë shans që të ndryshojnë mendje këtë radhë, ndaj Clinton në teori ka një numër prej 242 votash elektorale që në nisje. Asaj do t’i mjaftonte të fitonte Floridan dhe Ohajon, ose Pensilvaninë që të siguronte presidencën.

Më poshtë lista e shteteve që mund të ndajnë përfundimisht çështjen, se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës:

Florida: Ka 29 vota. Sondazhet e deritanishme japin Clinton në avantazh. Clinton 70 përqind-Trump 30 përqind.

Ohajo: 18 vota. Clinton në avantazh me 54,4 përqind dhe Trump 46,4 përqind.

Pensilvania:  20 vota. Clinton e favorizuar dukshëm me 88,4 përqind dhe Trump 11,6 përqind.

Xhorxhia: 16 vota. Clinton ka vetëm  28,9 përqind ndaj 71,1 përqind të Trump.

Arizona: 11 vota. Clinton 56,4 përqind dhe Trump 43,6 përqind.

Ajova: 6 vota. 52,3 përqind për Clinton dhe 47,7 përqind Trump.

Miçigan: 16 vota. Clinton në avantazh të dukshëm me 89,3 përqind ndaj 10,7 përqind të Trump.

Nevada: 6 vota. 71,1 përqind Clinton dhe 28,8 përqind Trump.

Nju Hemshajër: 4 vota. 85,1 përqind Clinton dhe 14,9 përqind Trump.

Karolina e Veriut: 15 vota. 68,5 përqind Clinton dhe 31,5 përqind Trump.

Uiskonsin: 10 vota. 87,2 përqind Clinton dhe 12,8 përqind Trump.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

6 komente në “11 shtetet që përcaktojnë fituesin! Shanset e Hillary dhe Trump”

  1. aaaaaaaaaaaa says:

    O ti që shkruan, pirth pirth se lërohesh .

  2. TJ says:

    Efekti Wikileaks po punon vetem kunder Clinton! Keshtu qe kuptohet kush qendron pas Trump!

  3. Tapa says:

    Ti qëke një kokrra e idiotit.
    Ku i je marrë këto të dhëna ti se unë jetoj në Usa dhe nuk janë kështu….

  4. Lazer says:

    Sa komunist je more tema.
    Kush I nxjerr keto pordhe me rigon?

  5. Hahahaha says:

    Se cilat sondazhe ka konsultuar ky shoku nje Zot e merr vesh. Perderisa jane shtete qe percaktojne fituesin, jane edhe shtete me diferenca te ngushta. Ky thote jane diferencat 80-20 ose 70-30. Po shif ore sondazhet ne burime gjeresisht te perdorshme si realclearpolitics.com dhe e kupton qe diferenca ne shumicen e ketyre shteteve eshte +/- 5%. Prandaj edhe jane shtete percaktuese, sepse jane te pavendosura dhe mund te anojne nga cdo krah!

  6. akrepi says:

    kjo eshte histori me fund te ditur
    Jo me kot demokratet nxorren nje femer kandidate, per te fituar perseri
    Amerika eshte vendi i risive te medha dhe te gjithe e dine
    Ben gabimet me monstruoze te te gjitha koherave, por i korrigjon me kalimin e viteve dhe gjithnje ka bere Mea Culpa
    Vrane nje president dhe prej asaj kohe demokratet dominojne me shume ne udheheqje, apo jo??
    S’kane pasur kurre presidente femer dhe ja ku erdhi rasti
    Amerikanet nuk jane budallenj si anglezet
    Kur u be Brexit nje biznesmen anglez tha, ne talleshim me amerikanet si budallenj me shume nga ne, por kete here ne ua kaluam atyre u budallallepsem
    Tani shpresojme qe ata te bejne nje gabim me te madh se ne qe t’ua kalojme perseri, pra te zgjedhin Trampin president!!!
    Anglezet jane populli me pak inteligjent per mua, ved fjala Ar dhe Mbreteri i mban ne loje
    Dhe nuk eshte cudi qe pas pak vitesh SHBA te kete edhe presidenten e pare femer me ngjyre, ne nder te drejtueses se fushates se sklleverve ne kohen e luftes civile, apo ku klux klanit
    Amerikanet nuk jane aq budallenj, Klinton i ka ne xhep keto zgjedhje
    une mendoj se diferenca do jete mbi 5 per qind, pavaresisht skandaleve qe plasen dhe lojes me grusht posht brezit te republikanit te FBI-se
    CIA e FBI jane bere bashke se kanme interesa te tjera dhe u intereson qe te jete Trump ta terheqin per hundesh
    Plus qe amerikanet sdo e donin kurre nje president kukull te Putinit dhe Rusise
    vetem kjo i jep edhe 5 per qind plus Klintonit
    keshtu qe 5-10% diference per Klinton e shoh une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje