FOTOT/ "Super-arma" që SHBA-të dërguan pranë Koresë së Veriut

1 Nëntor 2016, 12:49Bota TEMA
FOTOT/ "Super-arma" që SHBA-të dërguan pranë

Shefat e Pentagonit kanë dërguar një prej armëve më të sofistikuara pranë brigjeve të Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për një sistem anti-raketë, i projektuar për të interceptuar raketat bërthamore të vendit komunist. Me një formë kaq futuristike, disa thonë se ngjan si anijet e filmave fantastiko-shkencorë. Anija peshon 50 mijë tonë dhe struktura si glob shërben për të interceptuar raketat.

E quajtur “X-Band Radar”, thuhet se është kaq e fuqishme sa mund të pikasë një top bejsbolli mbi qiellin e San Françiskos nga ana tjetër e kontinentit. ‘Bisha’ me 28 kate ka një ekuipazh prej 86 personazh, përcjell Mapo. Mendohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë.

Disa teoricienë të konspiracionit mendojnë se qëllimi i saj është më i madh sesa mbrojtja raketore. Ata thonë se ajo mund të shkaktojë tërmete të fuqishme. Një të tillë thuhet se e ka shkaktuar pa dashje në vitin 2011 në Japoni. Bëhet fjalë për tërmetin që provokoi një cunami, duke lënë 15 mijë të vdekur. Ajo gjendej në bazën e Perl Harbourit, por tashmë ka nisur lundrimin për t’u afruar me brigjet e Koresë së Veriut.

Sipas “The Sun”, qëllimi është mbrojtja nga raketat e Kim Jong-un. Në shtator, vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor. Ndërkohë, Koreja e Veriut ka testuar mbi 20 raketa balistike, që mund të arrijnë në disa territore të SHBA. Koreja e Veriut mendohet se po punon për një raketë balistike ndërkontinentale, në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore dhe goditur tokën amerikane jo vetëm në brigje, por deri në brendësi.

1 komente në “FOTOT/ “Super-arma” që SHBA-të dërguan pranë Koresë së Veriut”

  1. Agron says:

    Ca arme!?!? Ai eshte radar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje