Panzerat gjermanë rikthehen në kufijtë e Rusisë

3 Nëntor 2016, 20:19Bota TEMA

Gjermania konfirmoi se do të dërgojë në Lituani, si pjesë e planit të NATO-s për të përforcuar mbrojtjen e vendeve anëtare Balltike, tanket e saj të famshëm Leopard 2.

Sipas planit të fundit mbrojtës të Aleancës, mbrojtja e Lituanisë është përgjegjësi e Gjermanisë dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes gjermane tregoi sesa seriozisht e ka marrë këtë përgjegjësi.

Ministria konfirmoi për agjencinë e lajmeve DPA, se do të dërgojë vitin tjetër panzerat e saj, por pa përcaktuar numrin e tyre. Bashkë me tanket do të vendosen edhe një numër prej 650 ushtarësh, të cilët janë pjesë e planit të NATO-s për stacionimin e përhershëm të një trupe në këtë vend.

Kjo lëvizje e Gjermanisë është interpetuar nga mediat ruse si “rikthim edhe njëherë tjetër i panzerave gjermanë në kufijtë e Rusisë”, që nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton TCH.

Veç Gjermanisë, në përforcimin e aftësisë mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s në Balltik do të angazhohen trupa edhe nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika e vende të tjera të Aleancës. Gjithsesi, kjo prani ushtarake e NATO-s në rajon mbetet simbolike në krahasim me forcën e vendosur nga Rusia, sidomos në Kaliningrad.

2 komente në “Panzerat gjermanë rikthehen në kufijtë e Rusisë”

  1. Adriatik says:

    Obobo po vijne ushtaret belge qe ca islamiste te piste i bejne zborin ne bruksel dhe ruset te kene frike.

  2. fieraku germany says:

    Cfare mbetet simbolike o gazetar.Rusia ka aq shume toke dhe kufinj saqe nuk mund te jete ne gjendje te mbroje gjithe rusine me potencialin qe ka.
    Rusise i duhet mbrotje e sofistikuar ne kufi me Alaska.Duhet te ruhet nga Kina qe po i kerkon Siberine ta bej te sajen.Duhet te ruhet nga Europa,dhe me kryesorja duhet te perballoje dhe popullin e vet.Pra nje lufte e Rusise me 144 milione banore,ku nga keta 60% e tyre jetojne ne gjendje EXTREME,20% jane klase e mesme,15 % jane klase e zhvilluar dhe 5 % jane Oligarke.Pra Ushtria ruse mund te jete e shumte ne numer,dhe armatime,por Lufta kerkon dhe shpenzime.Dhe keto Shpenzime te luftes Kremlini do ja heqi popullit te vete,se nuk mund te beje lufte me shpenzimet e Afrikes,apo te Brazilit.Dhe duke ja hequr popullit te vet do masakrohet ne mase si vend.Nga cili krahe do mbrohet Putin me shume.Pastaj armet nukleare nuk do i perdori njeri,sepse vete perdorimi i tyre eshte fundi si per rusine ashtu dhe per perendimin.Kete gje Rusia e di mire,qe nje perdorim i tyre,e ben rusine te humbur ne fund.Sepse asnje gjenerate e mepasshme nuk do e leri me rusine te ngreje koken ne planetin TOKE.Nato e di shume mire forcen ruse dhe e njef shume mire sistemin e armatimit rus.Sa e gatshme eshte Rusia te perballoje nje sulm me raketa nga te gjitha drejtimet kundrejt saj ?? Nga Ajri nga toka dhe nga deti?Ku do e vendosi fokusin Kremlini me shume,ne Europe,ne Azi apo ne Alaska?Vete historia ka treguar realitetin qe nuk e shmang dot.Rusia asnjehere nuk ka qene ne rolin sulmues ne luftrat e saja.Por gjithmone ne mbrotje dhe duke ruajtur rusine.Pra cdo here eshte sulmuar nga Perendimi.Shikojeni vetem faktin qe po ben 14 muaj lufte ne Siri me nje grup rebelesh dhe akoma nuk e ka fituar.Cdo gje po e ben nga ajri,per te vetmen aryse qe nuk guxon te fusi ushtri kembesore ne terren.USA si ne Irak dhe Afganistan ka futur ushtri kembesore ne terren.Po ashtu dhe ne Vietnam.Pra Rusia vazhdon akoma me propoganden e saj komuniste sic thoshte ne vitin 1990 qe Bashkimi sovjetik eshte akoma i forte dhe i pandare,kur gjysma e shteteve kishin shpallur pavaresine.Kjo lloj propogande funksionon ne rusi sepse sic e thashe me larte 60% shtresa e varfer dhe 20% shtresa e e mesme e besojne verberisht putinin.e gjitha kjo per nje arsye,ata kane info te dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje