“Pse fqinjëve tanë që nuk u erdhi mirë që në një postim miqësor unë përmend Gjergj Dushmanin? As e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinën qytet shqiptar, dhe as e folura greqisht në Himarë nuk ka për ta bërë kurrë qytet grek”, kjo është përgjigja që i ka dhënë qeverisë greke dhe medieve greke, kryeministri Edi rama, pas reagimeve të shumta mbi një postim të bërë në Facebook për Akropolin.