Shqipëria së shpejti me 5 TV kombëtare, AMA shpall garën për 2 licenca të reja

4 Nëntor 2016, 18:39Sociale TEMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ka hapur garën për të dhënë dy licenca të reja kombëtare.

“Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv” miratuar me vendimin nr. 219, datë 16.04.2015 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 231, datë 03.11.2016 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 2 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik për rrjetet numerike të identifikuara me nr. 006 K dhe nr. 007 K, të përbëra nga:

Licenca të shërbimit të programeve të veta audiovizive dhe;

Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit tokësor, për ndërtimin e vënien në funksionim të 2 rrjeteve numerike tokësore kombëtarë në brezat e frekuencave 470-790 MHz me gjerësi brezi 8 MHz, në teknologjinë DVBT-2, me standardin e kompresionit MPEG-4.

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel Drini, Tiranë, brenda datës 15.12.2016,  ora 10.00“, thuhet në njoftimin e AMA-s.

1 komente në “Shqipëria së shpejti me 5 TV kombëtare, AMA shpall garën për 2 licenca të reja”

  1. Fshatari says:

    TV kombëtare ?!!!
    Kujt i duhen dhe keta qe kemi nuk mbulojne te gjith tertorin me Sinjal ne veri duhet te keshe satelit dhe te paguash perndryshe shef ….
    Asnjeri nuk flet per ket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje