FOTOT/ Më në fund një park edhe në Yzberisht (ku ka vetëm pallate). Do jetë i dyti për nga madhësia në Tiranë

5 Nëntor 2016, 12:19Sociale TEMA
FOTOT/ Më në fund një park edhe në Yzberisht (ku ka

Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar.

Në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pavarësisht pengesave, bashkia do të vijojë punën për të çliruar hapësirat e uzurpuara dhe për të krijuar ambientet e duhura për fëmijët.

Ai shtoi se këndi i lojërave të Kasharit do jetë i dyti më i madhi në kryeqytet, pas atij të ndërtuar te Kodrat e Liqenit, dhe se ai do u shpërbëjë të gjithë fëmijëve të kësaj zone.

“Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se investimet në këtë zonë kanë nisur fillimisht me sigurimin e ujit të pijshëm, i cili ka qenë një nga problemet madhore të zonës për vite me radhë, për të vijuar me tej me investimet në urbanistikë.

“Filluam me ujin sepse ai është jetik. Furnizimi me ujë të pijshëm ishte një problem për disa vite, por që tashmë është zgjidhur. Tani kalojmë në investime urbane. Kjo zonë ka patur një filozofi në të kaluarën: pallate, pallate, pallate, zhurmë, pis, plehra. Kjo filozofi duhet të ndryshojë. Nuk mund të ketë vetëm pallate, duhet të ketë edhe hapësira çlodhëse, pastërti, hapësira sportive, më shumë fokus te fëmijët. Jeta është më shumë sesa beton! Pra, fokusi i bashkisë do të jetë investime në sheshe dhe hapësira publike, çlirimi i shesheve të caktuara dhe sigurisht, investim në urbanistikë, në sinjalistikë, në rrjetin ujësjellës-kanalizimeve dhe në një pastërti më të mirë, që e meriton zona e Yzberishtit”, theksoi ai.

3 komente në “FOTOT/ Më në fund një park edhe në Yzberisht (ku ka vetëm pallate). Do jetë i dyti për nga madhësia në Tiranë”

  1. Nave Na says:

    Nave Na nuk dona parqe e kopshte per kalamaj! Nave dona lokale tallavaje, ene naj koncert me Bujar Qamilin, Sinan Hoxhen a Flamur Noken!
    Na myten kamunistat!
    Jo po kishte lezet me Salen, vetem qef ene muzike!
    Rrnoft Saleh Berisha ene Xeni ene Gita!
    Me nave Na fitojne te tane!

  2. Zana says:

    Hallall për parkun, se kur i pashë punimet mendova se do të ngrihej një goxha pallat. Për gazetarin: nuk e kuptoj se ç’hynë Yzberishti këtu? Këtu është Kashar dhe parku po ndërtohet tamam përbri unazës së re, “Teodor Keko”, 3 minuta më këmbë nga unaza. Sa për ujin e pijshëm, na fal, po nuk është i pijshëm, se ka tepër kalcium dhe e gjithë zona, që tanimë është një goxha qytet, furnizohet me autobota me ujë nga Dajti. Gjihtë ditën nuk reshtin altoparlantët: “Erdhi uji, ujë i pijshëm Dajti. Erdhi uji…” Dhe njerëzia dalin me bidona dhe furnizohen me ujë të pijshëm Dajti me 40 lekë të vjetra litri. Ah, po, për ta paguar e paguajmë si ujë të pijshëm.

  3. marion says:

    Ku po u ndertoka ky park kaq i madh ne Yzberish ku nuk ka asnje meter bosh nga betoni?
    Ne banojme ne Yzberish dhe nuk dime e nuk kemi pare asgje nga keto pallavrat e lal Erit!
    Leri denglat me parqe gjigande,por ne radhe te pare na shtro rruget qe jane si para 500- vjetesh!
    Sa per atre ujin e pijshem mos na mashto neve,se vetem uje i pijshem nuk eshte ai!
    Hajde e provoje nje here ta pish ate ujin ne cezmen e shtepise time dhe ta marresh vesh se cfare uji na shet ti per te pijshem,por ne fakt na vjedh me cmime per uje lavazhi!
    Per cilen zone quan Yzberish zoti lal Eri?
    Mos e ke llafin per ate parkun qe reklamova para ca kohe qe do ta ndertoje tek rezervuari i Kasharit?
    Ne se behet fjale per ate, turpi ju mbulofte se ai behet per biznes e tenderat tuaja e jo per ne 30-40 mije banoret e Yzberishit(perballe KMY-se e jo fshati i vjeter Yzberish).
    Ne jetopjme si ne gazermat ushtarake,vetem ne kapanone se nuk kemi asnje gje per ta quajtur zone banimi!
    Nuk ka asnje lulishte,asnje kopesht e cerdhe shteterore,rruget e pashtuara me balte e gropa ne dimer dhe pluhur ne vere aq sa nuk hapim dot dritaret se mbushet shtepia me pluhur!
    Cfare metode pune paske ti,o lal Eri,kur me pare nuk ke pyetur banoret e zones apo te afishosh projektet vjetore apo disa vjecare per Yzberishion?
    Pse kjo pune e fshehte dhe vjen nje dite e na thua se do besh nje park gjigand?
    Ti punon per reklame e jo per qytetaret e Tiranes!
    Investon sipas tekave te tua personale dhe atje ku reklama ka duk!

    Mjere ne qe te kemi votuar ty per krye bashkiak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje