Administratori i njësisë ” Guri i Zi ” në Shkodër vazhdon të jetë në detyrë edhe pse 5 muaj më parë emisioni ” Fiks Fare ” denoncoi rastin e ” Gurit të Zi” ku Pjerin Marku sa herë që largohej nga detyra , në emër të tij firmoste dhe vuloste një i afërm .
Dy nga punonjëset që e denoncuan përpara kamerave këtë situatë për “Fiks Fare ” nuk ndodhen më në punë. Inspektimi i realizuar nga Bashkia e Shkodrës u firmos asokohe edhe nga tre punonjëset e njësisë administrative Pranvera Mustafa, Adriana Marku dhe Valbona Marku.
Dy nga këto punonjëse madje deklaruan për ” Fiks Fare ” se në vend të administratorit firmoste dhe vuloste kushuriri i tij , i cili i kërcënonte vazhdimisht se do ti hiqte nga puna. Fiks Fare ju drejtua vetë administratorit edhe pse ky i fundit nuk pranoi të firmoste për të ballafaquar firmat në shkresat përkatëse. Në maj të këtij viti Bashkia Shkodër deklaroi se do të merrte masa .
Por cfarë ndodh sot me “Gurin e Zi” ?!. Fiks Fare ka vajtur sërisht në këtë njësi administrative, dhe sërisht nuk e kemi gjetur administratorin në vendin e punesë. Punonjësia Pranvera Mustafa na ka informuar se dy punonjeset Adriana Marku dhe Valbona Marku nuk janë më në punë , ndërsa nuk na ka dhënË një orar konkret se kur mund të rikthehet administratori për ta ritakuar. Ju drejtuam Bashkisë së Shkodrës dhe mësuam se cështja po hetohet në prokurori ,por kjo e fundit në pritje të një vendimi nuk ka marrë asnjë masë administrative.
Ndërsa përsa i përket dy punonjëseve, Adriana Marku dhe Valbona Marku u transferuan në Bashkinë e Shkodrës ku ju nënshtruan testimit bazuar në ligjin “Nr 152/2013 Për Nënpunësin Civil” pas të cilit njëra nuk ka arritur të marrë pikët e duhura për të qënë pjesë e administratës ndërsa tjetra vec mungesës së pikëve , nuk ka patur nivelet e shkollimit të kërkuar.