Danny Williams, prej vitit 1990 pretendon se është djali i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Madje, për ta provuar këtë ai ka nisur edhe një fushatë, për kryerjen e një testi ADN-je, por në pamundësi të sigurimit të një kampioni nga ish-presidenti, ai i është drejtuar këtë herë presidentit Barack Obama.
Williams i ka kërkuar Obama-s nëpërmjet një videoje, që t’i kërkojë Hillary Clinton të bindë bashkëshortin e saj për t’i dhënë atij një kampion ADN-je.
Derimë tani, kërkesat e ëilliams janë mohuar nga çifti Clinton, ndërsa ai i është drejtuar edhe Monica Lewinsky-t, për të siguruar material ADN-je të ish-presidentit, nga fustani i saj i famshëm ngjyrë blu.
Danny Williams tashmë është baba i pesë fëmijëve, por thotë se ka nevojë ta dijë që ndihet i pranuar nga babai i tij.
Ai është djali i një ish-punonjëseje seksi, e cila pretendon se është paguar nga Bill Clinton, përpara se të kandidonte për president, për të kryer marrëdhënie. Ajo ka deklaruar se ia ka bërë të ditur edhe vetë Clinton kur ishte shtatëzënë, por sipas saj, ai thjesht tha: “Vajzë, ai nuk mund të jetë fëmija im.”
“Por, unë e dija se ishte ai. Unë kisha këtë ndjesinë që ka çdo grua, se ai ishte djali i tij” thotë nëna e Williams.
Ajo gjithashtu ka shtuar se Clinton ishte i vetmi klient i bardhë i saj gjatë asaj kohe, duke e siguruar edhe më tepër se ish-presidenti ishte babai i Danny-t, për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës më të hapur.
Një test ADN-je u krye në vitin 1999 nga revista Star dhe sipas rezultateve, Danny dhe Bill Clinton nuk kishin asnjë lidhje, por Williams e ka mohuar gjithmonë saktësinë e atij testi.
@ Kurva e Ndershme
Nuk të ka faj Bill
Po ti ke pas frikë
Çunin tat në furrë
E mbaje dhe njëçikë.
…
Ky do kishte me fat ne fushate e tij për të gjetur baba, sikur te pretendonte se eshte vellai I Brazilianit Ronaldo. Te pakten atij I ngjan shume. Do gjente edhe vella, përveç babait.
I Obames apo i Klintonit???
?
ky me shume i ngjan ROnaldos se sa Billit