Ish-­ushtarakët, si do u kthehet borxhi, Kodheli: Mbajtëm premtimin, fatura 1 miliardë lekë

7 Nëntor 2016, 11:45Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka vënë në dizpozicion të 5425 ish-ushtarakëve rreth 1 miliard lekë të reja për pensionet. Ky vendim ka hyrë në zbatim prej datës 1 nëntor.

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një takim me ish-ushtarakët, ku të pranishëm ishin ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Ministrja Mimi Kodheli theksoi se me ligjin e ri është bërë e mundur që të përfitojnë rreth 5000 ish­ushtarakë. Sipas ministres, ky ligj është përmbushje e një premtimi të bërë rreth 40 muaj më parë. Ndërkohë që qeveria shqiptare do të shpenzojë rreth 1 miliard lekë për pensionet e ish-ushtarakeve.

“Ne kemi dhënë një premtim si qeveri tre vite e pak më parë, rreth 37–40 muaj më parë për vënien në vend të një detyrimi apo për kthimin e një detyrimi, i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë por edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt, i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqeria shqiptare i kishte shtresës së ish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj, ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron tek 1 miliard lekët e reja”, tha Kodheli.

Ndër të tjera, ministrja e Mbrojtjes tha se faturat e prapambetura nga qeveria e kaluar ishin 16 milionë euro të cilat u paguan nga taksapaguesit shqiptarë.

“Ne ndofta nuk kemi qenë ti përshkruajmë publikut gropën e zezë që ne gjetëm në detyrimet e llogarive të ministrive dhe të qeverisë me ardhjen tonë në pushtet. Fatura që më është dashur të paguaj si ministri i Mbrojtjes sigurisht me paratë e taksapaguesve shqiptare ka qenë 16 mln euro, shërbime dhe fatura dhe produkte të papaguara më parë që nga viti 2008”, tha znj.Kodheli.

Ndërsa ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Blendi Klosi tha se është një shumë prej 368 milionë lekë që do ti kthehet në llogari ish-pensionistëve. Klosi tha se deri në pranverën e vitit tjetër do të shlyet i gjithë detyrimi që ish-ushtarakët kanë paguar nga një gabim që është konsideruar si administrative.

“Janë plot 5425 ish-ushtarakë që gjenden debitorë para sistemit të pensioneve prej një shumë detyrimi që mbetej për tu  shlyer plot 984 mln lekë. Shumë debitore e cila do të falet me vendimin e parlamentin si dhe shumë 368 milionë lekë e cila janë detyrime të mbajtura nga grupimi juaj dhe ne me një vendimmarrje të pastër këtë shumë do ta kthejmë në buxhetet tuaja. Pra plot 368 mln lekë apo 3 mln dollarë do të rikthehen në llogarinë tuaj bankare. Pra deri pranverën e vitit tjetër do të jenë shlyer të gjithë ato që keni paguar në mënyrë të konsideruar si gabim administrative, si një vendimmarrje e padrejtë për të pasur mundësi që këto para të kthehen në buxhetet e familjeve tuaja”, tha Ministri Blendi Klosi.

Kështu, duke nisur nga 1 nëntori ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për procedurat e pagesës së debisë për 5.425 ish­ushtarakë në pension, të cilëve u është ndalur në mënyrë të padrejtë një pjesë e pensionit nga dhjetori 2010 deri në prill të 2016.

Sipas këtij vendimi, shlyerja e pagesave nis në nëntor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017. Sipas vendimit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se: “Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017″.

Pra, pagesat që shteti u detyrohet mbi 5 mijë ish­ushtarakëve do të paguhen në 7 këste të barabarta për shtatë muaj.

1 komente në “Ish-­ushtarakët, si do u kthehet borxhi, Kodheli: Mbajtëm premtimin, fatura 1 miliardë lekë”

  1. ish ushtarak says:

    Zonja Kodheli dhe KLOSI asgje skeni bere. Nuk eshte ai statusi i ushtarakut. Ju duhet ti coni pensionet aty ku ishin se i jane ulur ne menyre arbitrare 30% . Nje e drejte e perfituar nuk mund te ndryshohet . Por afer fushates elektorale keni bere kete. A mos valle mendoni se jane te pamencur?. Sigurisht qe Salen se duan por edhe ju sdo ti keni votat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje