Deputetja Majlinda Bregu, ka reaguar ndaj atyre mediave që e akuzojnë se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, për shkak të interesave personale.
Ajo shkruan se “ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë”.
Bregu sjell më poshtë, të gjitha qendrimet e saj pro integrimit, gjatë dy viteve të fundit.
Qendrim që nuk ka ndryshuar as dje, por që disa media pranë Bashës shkruajnë se ajo është shprehur ndryshe nga PD, pasi ka interesa personale.
Nga Majlinda Bregu
Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë.
Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur antarsimin e shpejt të Shqipërise ne BE.
Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojme Integrimin e Shqiperise ne BE, nuk na lejon historia jonë.
Se kam bere dhe s’ do ta bej KURRE!
Asnje Dite, asnje Ore!
Jam “e denuar” t’i kushtoj me shume vemendje shprehjes se vetvetes se sa mohimit te vetvetes.
Kete e kam bindje!
Kete do te mbroj!
Nje pjese nga deklarata te miat:
1.Dialogu i nivelit te larte
25 mars 2015
“Nuk ka folës në këtë tavoline që nuk lutet për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt aq më mirë”.
“Komisioni dhe Shtetet Anëtare të BE-së, duhet të shmangin vonesat ne hapjen e negociatave të anëtarësimit, siç ka ndodhur me statusin kandidat. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për ju, por është mënyra e vetme që siguron qëndrueshmeri dhe mosdalje nga përpjekjet e përbashkëta të bera deri më tani “.
2.16 nentor 2015, takim Keshilli Kombetar i Integrimit per raportin e Progresit te KE 2016, ne
presence te drejtorit te pergjithshem te zgjerimit, Danielsson.
“Ndaj më lejoni ta mbyll, duke përsëritur atë çka e kemi diskutuar shpeshherë të gjithë bashkë dhe që lidhet drejtpërdrejt me këtë takim: hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë.
Këtu ne, pala shqiptare, jemi të gjithë dakord
3.Dialogu i nivelit te larte
30 mars 2016
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave për anëtarësim, pa I kushtuar vemendje vlerave themelore evropiane do të jetë vetëm një lojë hijesh.
Por hapja e negociatave nuk mund të jetë një garë pa një afat kohor.
Ndryshe do të jetë më e vështirë për të gjithë ne për t’u kujdesur për nivelin tonë të demokracisë. Ju duhet të kujdeseni për të. Për disa arsye: Së pari, sepse kjo është Evropa dhe se BE-ja ka mundësi të humb shumë nga ndikimi ndërkombëtar i saj në qoftë se nuk qëndron ne mbrojtje te vlerave te saj. Së dyti, për shkak se vete BE do të ketë më shumë sukses në arritjen e qëllimeve të veta politike. Së treti, sepse unë besoj se anëtarësimi në BE nuk është një prioritet për një botë më të mirë, por anetaresimi do të thote se një faqe eshte kthyer, dhe gjithashtu një periudhë e vështirë me të. ”
4.30 mars 2016 takimi KKIE ne prezencen e Komisionerit Hahn
“Anetaresimi ne BE nuk eshte nje garanci per nje bote me te mire, por do te nenkuptonte garanci per nivelin tone te demokracise, duke filluar nga zgjedhjet e lira e te ndershme dhe sundimi i ligjit dhe deri tek standartet e perditshme te cilat sot jane te kercenuara fatkeqesisht nga terrorizmi edhe ne Europe”.
5.Mbledhje Keshill Kombetar i Integrimit ,19 korrik 2016
“Unë vazhdoj të besoj se Europa është interesi ynë i parë kombëtar, i panegociueshëm, i detyrueshëm dhe i pandryshueshëm. Votimi i reformës në drejtësi nga të gjithë ne është interesi ynë kombëtar. Mosvotimi i saj jo vetëm që nuk është interesi ynë kombëtar, por sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë interesi politik i asnjë force politike”
6.Keshilli i Stabilizim Asocimit, Bruksel 8 Shtator 2016
” Komisioni duhet te propozoje Hapjen e Negociatave kete vit. Ky eshte i vetmi shans per te ecur perpara ne zbatimin e reformave, per te ndalur vjedhjen e zgjedhjeve, perfshirjen. E e personave me precedente kriminale ne politike, zbatimin e 5 prioriteteve.Eshte i vetmi mekanizem per te ndaluar shkeljen e standarteve nga qeveria”
7.10 Tetor 2016. Takimi me kryetaren e komisionit te ceshtjeve Europiane te Parlamentit Frances:
“Rruga e vetme per te kerkuar zbatim te standarteve Europiane dhe demokratike ne Vend, eshte mos nderprerja e procesit te Integrimit te Shqiperise ne BE. Negociatat e anetaresimit nuk hapen per Qeverine, por per Shqiptaret!”
Parlamenti Shqiptar: 20 Tetor 2016
“Ne ne duhet celja e neg te anetaresimit. Ne pamje te pare duket sikur hapja e neg ndihmon qeverine por qe te mundesohet monitorimi i reformave te vecanta duhet hapja e negociatave. Celja e neg è procesi jetik sot per shqiptaret.”
Bravo Majlinda. Bravo. Opozite kunder PS por jo kunder Shqiperise.
Bravo Majlinda!!! E ç’jane keta idjote qe thone per arsye personale! Po patjeter edhe per kombin exhe per arsye personale! Per te gjithe kombin Shqiptar eshte per arsye personale!!! Te jemi nje komb Europian dhe me standarte Europiane! Ti mbyllim monopolet qe ja kane marre frymen popullit Shqiptar per keto 26 vjet!
PD nje parti me udheheqes gjarperinj, TRADHËTARË, dhe njeres te KEQDASHËS per kombin Shqiptar!!!
Koha ju ka ardhur te shporren nga politika dhe te kalben ne burg per krimet qe kane bere!!!!!!!!
DREJTËSI TANI per te gjithe PADREJTËSITË qe keta KUSARË dhe TRADHËTARË i kane bere Popullit Shqiptar!!!!!!!!
Bravo majlinda qe po tregon horizont europian vitet e fundit se me perpara ishe kuje e teze.
Bravo Malinda, me veprime qytetare si gjithmone. Te mjeret “kolege” qe ke dhe sahanlepiret e tyre do lehin, se ate dine te bejne…
Te lumte edhe njehere, tregove zotnillekun tend e te familjes…
Majlinda ,ashtu sic e ka nisur partia jote ,ne 2017 do zevendesoje lsi dhe do luaje rplin e king maker it midis ps dhe lsi. Ne Shqiperi e djathta ka qene perhere nje pakice teper e vogel .
Hello,të nderuar miq bashkeatdhetare,është ndër të flasësh për njerëz të kulturuar dhe me parime vërtet demokratike.Une besoj se znj.Bregu është një e tille.Nuk besoj te Rama e as kam ndonjë simpati për te ,por as për beniamin e Sales z.Basha,të dy janë kopje të njeri -tjetrit.PD po luan me shprehjen “për inat te sime vjehrra po shkoj me mullixhine”,besoj se kjo vlen për PD,Ato nuk e duan Shqipërinë njësoj si Enveri “bar do hamë po parimet si shkelim”.Nëse znj.Bregu mbron parimet ,bravo i qofte,nëse e ka për diçka tjetër do e shohim. Të lumtë. Ju keni votuar për shqiptarët dhe Shqipërinë e të ardhmes,Faleminderit.
Dikush duhet te fitoj duke…humbur!
[Marre prej linkut Fjala e Lire, Londer: http://www.fjalaelire.com/opinione/30192.html
Eshte me se e vertete: “…opozita nuk ka merakun e standardeve të Shqipërisë, por shmangien e një vendimi që e përjeton si humbje të vetën dhe sukses të qeverisë. Kujtojmë, një sjellje e tillë është identike me qëndrimin e dikurshëm të PS-së për tre ligjet…”
Te dy palet kane “te drejten demagogjike” te vazhdojne lojen e vjeter, te “djegies se endrres se shqiptareve” dhe Shqiperise per hir te pushtetit te tyre, kryesisht te Njeshave ne krye te Partive te medha. Perballe njera tjetres jane te dyja reciprokisht te pafajshme.
Por mbeten te dyja fajtore deri te akuzuara si per nje krim, perballe shqiptareve, qe natyrisht, nuk e presin dot ndryshimin ngadonje parti e trete apo e katert qe luan si per gallate karten e integrimit qysh ne emer.
Pothuaj eshte verifikuar si e vertete se tere shtresa politike e Tiranes nuk ka qene dhe ende s’eshte e interesuar per arritjen e Europes ne Shqiperi: thjesht se ne ate moment do humbiste privilegjet qe per pasoje te vazhdimit te “izolimit ne sistem te hapur e pluralist” kalojne majtas -djathtas edhe pse te dyja partite nuk jane as majtas as djathtas, madje as ne qender.
Ne qender kane interesat e tyre. Jo te shqiptareve, aq me pak te atyre qe e kane prekur vete Europen, Perendimin, te cileve as qe kane menduar t’ua ofrojne te drejten e votes, edhe pse ua kane premtuar kur ishin ne opozite.
Atehere si i behet?
Nese nuk duan te etiketohen pergjithnje si antieuropiane, njera nga ato, ne kete rast PD-qe ndodhet natyrshem ne opozite, duhet “te fitoj duke humbur”.
Po, PD dhe Opozita e sotme duhet tu mundesoj shqiptareve Europen (per ku ajo u nis qysh ne krijimin formal te saj), qofte edhe duke humbur ne kete beteje te vogel provinciale qe shijohet e fortlumturohet ende ne Tirane.
Nuk i kerkon kush Opozites te terhiqet prej kushteve qe thuhet se ka vendosur. Jo.
Madje ajo le te shtoj edhe kushte te tjera. madje edhe ato qe do duhej tu ngarkoheshin mbi shpine te dy partive prej Europes -qe ne shqiptaret nuk i morem vesh kurre perse nuk u vendosen ne kohen e duhur-: qendrimin ndaj prones dhe pronareve, qendrimin e njejte ndaj se shkuares nen komunizmin si diktature – si start e vazhdim per te ardhme te kthjellet.
Por, fjali e pare e fjalimit te te ngarkuarit te PD qe nuk do mbetej asnje dite Parti Demokratike po te kete humbur Europen, do duhej ishte: Te hapen negociatat per Europen dhe fill pas kesaj…te plotesohen kushtet nr1, nr2, nr,N,,,!
Nuk besoj se do kishte fitore me te madhe e me te pergjithnjeshme te Opozites.
Majlinda (kooperativistja e Prudentinos) ka aplikuar per tu bere e para came transgjinore. Do jete ne mes te Edvinit dhe Shpetimit-dyshes pseudocame. Po Mesila!? Ska gje o me rradhe ose treshe apo katershe. Ja u meson Edvini kete. (dhe trefletsh i mire eshte siguruar nga Sorosi)
Po PeDe-istet pastaj ?! Eh Flamuri ka nje jete qe e aplikon “Te na roje kyci i dores”.
Blerim
Me vjen shume keq,por edhe turp qe PD arriti ne kete derexhe sa te pengoje antaresimin e Shqiperise ne BE,nje enderr per te cilen luftuan demokratet qe ne 1990.
Mund te kritikosh politikat ekonomike te PS,korrupsionin e saj e shume dobesi te tjera te saj , por kurresesi nuk mund te dalesh kunder interesave tona kombetare per inat te kundershtarit politik. Ky eshte nje veprim thjeshte antikombetar,por kam besim se ne PD kane mbetur demokrate te vertete me personalitet si zj. Majlinda Bregu,qe ,ndonese kritikuese e rrepte e PS,nuk i a ka lejuar vehtes te pengoje hapjen e negociatave per futjen e Shqiperise ne BE vetem per te mos fituar kredibilitet PS-ja ,sepse kundershtite politike nuk duhet te cojne ne qendrime te tilla antikombetare asnje parti politike shqiptare,e jo me PD-ne qe solli demokracine shqiptare.
Qendrime te tilla e cvleftesojne PD-ne ne syte e popullit shqiptar dhe na vene
Para pergjegjesise te gjitheve qe punuam per te qe ne themelim.,prandaj udhehqja e PD-se duhet vene para pergjegjesise e ndrruar urgjent me nje udheheqesi te re patriote e demokrate te vertete qe te funksionoje me te gjitha forumet e jo te drejtohet vetem nga nje njeri,sic po ndodh edhe sot,ndonese ne prapaskene. Demokrate behuni vigjilente !
Majlinda me te vertete bravo. Je nje grua e forte dhe me shume karakter. Ti je gjithemone vetevetja, shume korrekte. Ti je nje patriote e madhe, kurre nuk ke pare interesat meskine. Keto veti ty te bejne me te bukur. Shume njerez jane me ty sot. Je shume e mire dhe te uroj gjithe te mirat.
eshte koha ti kerkojme ndjese Majlindes, perpara politikes zgjodhi SHQIPERINE, respekte Majlinda per qendrimin atdhetar
Zonja Majlinda Bregu,une po te isha ne vendin tend do skuqesha se tepermi qe me bejne Like vetem komunistet,te majtet,ishesit,revolucionaret e 1997 es dhe dyshoj se s te bene asnje demokrat
Tregove veten Intelektuale, jeton ne Europe. Fatkeqesisht je rretuar nga magjype
Harrova te them,me duhet ti marre te sakte qenea f gjithe ato sharje dhe fyerje qe benin te majte te adrese te Majlindes.paskan patur shume te drejte
Ndaj Majlindes kemi pasur paragjykime,diku me te
drejte dhe diku jo.Por ne disa veprime e qendrime te saj
ajo ka treguar atdhetarizem dhe klasin e saj si nje politikane
qe me shume do Shqiperine se Salin(njte), Per kete gje
nje bravo e madhe. Ta dish ti dhe shume te tjere, njerezit e thjeshte respektojne
kedo politikane i cfardo krahu qofte ne se dine te mbajne qendrime dinjitoze
per atdheun dhe kombin.Te tjerat jane te diores se dyte.
politike e mjaft te tjereve
Qendrim i pergjegjeshem ndaj detyres e popullit , meriton mirnjohje dhe respekt , ne se zonja Majlinda do vleresohet dhe etiketohet si Delja e Zeze nuk duhet te deshperohet por per kundrazi duhet te distancohet nga kjo bande qenerish te zgjebosur tashme . Kjo zonje i ben nder politikes ne kete vend dhe duhet te pozicjonohet ne nje subjekt politik beres , ku mund te kontriboni realisht .
Beavo Majlinda! Njeriu …e me pas politikani ka rendesi te sillen me integritet e te dine ta dallojne veten e personalitetin e tyre nga” rrjeshtat”…
Me shume respekt per aktin tend
Jolanda Trebicka