Jorgo Goro: Do t’i shembim objektet në Himarë, janë garazhde dhe kioska. Qeveria greke është dezinformuar...

7 Nëntor 2016, 21:13Politika TEMA

Kryebashkiaku i Himarës, Gjergji Goro ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë që ai drejton, pas vendimit për shembjen e 19 banesave dhe protestave të banorëve. Goro theksoi se në Himarë po bëhet një rikualifikim urban, si në shumë bashki të vendit. Nga ana tjetër ai për “News24” komentoi edhe deklaratat e PBDNJ­së, ndërsa shtoi se ato ishin keqinformim me keqdashje.

Po sot, banorë të Himarë kanë protestuar para bashkisë, në shenjë kundërshtie për vendimin për shembjen e banesave të tyre, pjesë e projektit të rehabilitimit të qendrës së qytetit.

Ç’mund të na thoni për këtë projekt? Cili është qëndrimi juaj?

Ky projekt po zbatohet dhe është prioritet i kësaj bashkie. Bashkia e Himarës nuk ka mundësi që të financojë projekte dhe i drejtohet donatorëve. Në këtë rast donator është qeveria. Kryetari i Bashkisë së Himarës nuk ka tradhtuar banorët e Himarës, por vazhdoj të them se do të mundësoj zhvillimin e qytetit.

T’i hymë çështjes së objekteve. Do veprohet si në bashkitë e tjera të Shqipërisë. Ato objekte që janë të legalizuara do shpronësohen, ato që nuk janë, do duhet të vinë qytetarët në bashki që të ndjekin procedurat për të ligjëruar banesat. Banorët pretendojnë se po shemben banesa të vjetra monument kulture…

Cilat janë ato objekte që janë 200­vjeçare dhe preken?

Objekte që preken janë kioska dhe garazhe. Qytetarët që kanë hyrë në marrëdhënie me bashkinë janë ata që ne po i ndihmojmë dhe ata na kanë kuptuar. Nëse preken interesat e dikujt dhe politikisht, kjo është çështje tjerët. Ne jemi transparent.

Sa ndërtesa parashikohen të prishen dhe sa do shpronësohen?

Janë 19 objekte nga të cilat 6 figurojnë të hipotekuara një në proces legalizimi prite dhe 2­3 objekte të tjera të sjellin dokumentacionin. Pjesa tjetër janë garazhe.

Si do veprojë bashkia këto ditë?

Çështja e banorëve.. Ne do të bëjmë proceduat sipas ligjit shqiptar në fuqi. Ne do ndihmojmë banorët për proceduat, por për shpronësimin e merr vendimin qeveria.

S’ka datë se kur do nis shembja?

Jo nuk ka, pasi nuk ka dalë vendimi i qeverisë për shpronësime.

Si i shihni deklaratat e qeverisë greke?

Është dizinformim që i është bërë qeverisë greke, në kuadrin që i bëhet bashkisë për të penguar zhvillimet dhe çdo gjë bëhet në kurriz të qytetarëve.

14 komente në “Jorgo Goro: Do t’i shembim objektet në Himarë, janë garazhde dhe kioska. Qeveria greke është dezinformuar…”

  1. labi says:

    Bravo Gjergj Goro ti je hero ja u theve turinjte grekeve himariote,lapidar do te bejme,do ngelesh ne histori

    1. Labi says:

      Himarjotet nuk jan Grek por Shqiptar.

    2. adi says:

      z. goro
      per nje fjali te tille si e jotja voltana ademi e shkodres desh u denua me vdekje.
      nuk thuhet fjalia qe nuk i shembim per sa kohe nuk ka dale vendimi i km per demshperblimin.
      jetojme ne kohen e rilindjes si ne romen e lashte me gladiatoret te koloseu ku nuk ka rendesi vlera e jetes e prones e rendesishme eshte te kenaqen dhe te duartrokasin turmat qe hane qofte dhe fshijne buzet me menge!!!!
      dhe keshtu si flet ti duket sikur i ben karshillek kr rilindasit kur thua qe ti nuk i shemb pa dhene leket ai tjetri !!!
      kujdes rilindja nuk ka nevoje per mendje e ligje ka nevoje per kamikaze.

    3. Labi says:

      Ueeeeeeeeeee cfare provokimesh , hajde hajde vazhdoni se mire e keni.

    4. hlghyh says:

      Jam Himariot , une personalisht nuk prekem nga shembjet . Mendimi im eshte se Goro ben gabim ne kte ceshtje . E para padrejtesi , po shembin nje karburant per te zgjeruar rrugen dhe nuk i japin leje pronarit per ta rindertuar pak me tutje dhe te vazhdoj te ushqej familjen e tij . Kjo familje pa te ardhura te tjera do te detyrohet te largohet . E dyta , nje market i vogel qe do te shembet i perket nje familjeje me djale invalid , kjo familje e ka biznesin vetem per te mbajtur me beibilino djalin . E treta . jane 4 shtepi te vjetra 200 vjecare qe do te shemben ,dhe shperblimi eshte qesharak E katerta , mbi 20 familjeve u meret toke dhe shperblimi eshte 1 euro metri !!! per ata qe kane hipoteke , por e dini cfare ?!!!! asnje nuk ka hipoteke sepse shteti shqiptar nuk i ka pajisur me hipoteke !!!!!!! E cuditshme ? Nuk e di kte Jorgo Goro ? Asnje nga protestuesit nuk eshte kunder zhvillimit te Himares. por bashkia dhe qeveria duhet te respektoje te drejtat tona mbi pronat e trasheguara .

    5. y says:

      o labi jo gjergji por jorgo

  2. Crusader says:

    Me duket se do te shembin ty ne dru o sharlatan. Shko dhe shikoi qe jane shtepi 200-vjecare o derr. Kujt ja keni shitur ate truall o plehra. Mos mendo se do shpetoni paq nga kjo pune, bashke me ate shulin bastard. Do te gjejme ne kur te vije momenti, mos u merzit hic.

    1. GR says:

      Ik o Idiot….se dhe ti je kokrra e baxhelles si ata qe dilnin per te penguar ndertimin e parkut te lodrave te liqeni.
      Po do zhdukeni me bisht ne shale kjo rraca juaj bastarde e sdo ju lejoje njeri te pengoje zhvillimin e SHQIPERISE e aq me shume te perles se Jonit HIMARES tokes me te bukur shqiptare…

    2. ttttt says:

      pse vetem kercenon ti, ca eshte me ty !?

    3. the Punisher says:

      Ju te hani mune, meqe po flitke ne numrin shumes. Merrni nga nje brisk dhe rruajini topet. Shqiptar bythshitur.

  3. dashi i havase says:

    Jorgaqis qe kur ike nga banka e harove mathematiqine a i vrare! 6 shtepi edhe nje edhe 23 nuk del llogaria qe na the. mos te ka semurur edi rama qe ke haruar te besh llogari xhanooo? Jasu re Jorgo palikari …

  4. sokol says:

    Tony Blair…shqiptaret akoma se dine se ca nderi i ke bere kombit dhe rraces tone

  5. berti says:

    Jorgo Goro ne shtator kur filloi kjo histori deklaroi se jane vetem 5 Shtepi, tani na i nxorri 19. E dyta, meqenese e ka harten me objektet, pse nuk ia jep gazetave ta publikojne dhe te sqarohemi njehere e mire te gjithe. Por ne fakt ai genjen, mdaj nuk e publikon kete harte. publikimi i saj e sqaron njehere e mire situatwn,, sqaron edhe Mero Bazen qe eshte bere avokat i Rames dhe i Goros.

  6. Sadushi says:

    Qente le te lehin karvani te hec perpara…
    Zbato ligjin e Republikes se Shqiperise
    Leri kata morracaket te ankohen po deshen edhe te qeverria Mongole kushedi ndoshta e gjejne mirkuptimin me ata..
    Vangjel Dule me te gjith cerrat e tjere duhet hequr statusi deputetit edhe te gjykohet per keqperdorjen e detyres
    Edhe qer tradheti duke punuar kunder interesave te Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje