Nëse Trump fiton, çfarë pritet të ndodhë?

8 Nëntor 2016, 13:52Sociale TEMA

SHBA është duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri, pas një fushate të pazakontë, me dy prej kandidatëve më të diskutar.

Por, pavarësisht skandaleve dhe sulmeve që të dy palët i kanë drejtuar njëri tjetrit, surpriza e vërtetë mbetet republikani Donald Trump.

Ai ishte kandidati atipik dhe i papritur, ndërsa deklaratat e tij kontraversiale kanë bërë bujë në media.

Por, çfarë do të ndodhte nëse pas zgjedhjeve të 8 Nëntorit, Donald Trump do të ishte presidenti i ri i SHBA?

Video më poshtë sjell disa prej deklaratave të tij më të bujshme, të cilat nëse Trump zgjidhet president dhe përpiqet t’i realizojë, do të ndikonin jo vetëm SHBA-të, por të gjithë botën.

5 komente në “Nëse Trump fiton, çfarë pritet të ndodhë?”

  1. says:

    Një murr i vogël me Meksikën dhe Amerikan kalon nga vëndin i dytë i ekonomisë botërore në vënde të parë si dikur

  2. Astrologu says:

    Do Zoti fiton Trampi

  3. Fredi says:

    Do Zoti fiton Trampi

  4. Astrologu says:

    Do Zoti fiton Trampi!.. Jo, jo nuk e kam thene asnjiher. Esht hera e pare. Mos abuzoni ju te redaksise. Nuk merrem ma me ju.

  5. Strong says:

    Nje llogjike e paster dhe shprehje te drejtperdrejta! Trump, thjesht i shikon gjerat ashtu sic jane!
    1-Muri me Mexiken: Shume e drejte qe muri te ndertohet dhe ta paguaje vete qeveria e korruptuar e Mexikes, e cila i detyron njerezit te braktisin vendin e tyre per te mbushur barkun me buke. Nderkohe qe boset e Mexikes pasurohen pa kufi, ShBA-se iu dashka te mbaje me buke popullin Mexikan???
    2-Ndalimi i hyrjes se muslimaneve ne SHBA, (Trump shprehet: ..”derisa te marrim vesh cfare dreqin po ndodh.”): Shume e drejte. Te marrim vesh a jane vertet muslimanet apo dikush tjeter qe po nxit terrorin ne SHBA dhe bote.
    3- Aborti te jete i denueshem: Shume e drejte, njerezia te mendohen mire para se ti hipin grave per qejf dhe pa menduar pasojat, ose te marrin pergjegjesine e duhur dhe ti rrisin femijet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje