Donald Trump udhëheq me 129 vota elektorale, por shtetet kyce nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit

9 Nëntor 2016, 03:13Bota TEMA

Numërimi i votave është duke vazhduar ende në SHBA, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një garë vërtetë të ngushtë mes dy kandidatëve, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Kandidati republikan duket se vazhdon të kryesojë. Ai ka arritur të sigurojë derimë tani 129 vota elektorale, nga 270, që i nevojiten një kandidati për t’u zgjedhur president.

Trump ka arritur të fitojë shtetet solide republikane, ndërsa udhëheq në Florida, një shtet kyc për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq, Hillary Clinton ka arritur të marrë deri tani 97 vota elektorale në disa prej shteteve historikisht demokrate.

Por, mbetet ende një numër i madh shtetesh, disa prej të cilave vërtet kyce, ku numërimi nuk ka përfunduar ende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje