Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.
Obama, që dukej shumë serioz në takim, bëri thirrje për unitet.
“Jemi zotuar që të jemi bashkë, të punojmë bashkë për këtë tranzicion. Edhe Michelle do të mirëpresë Zonjën e Parë dhe do të ketë një bisedë edhe më të”, deklaroi Obama.
Ai shtoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Trump gjatë Presidencës së tij. Me të njëjtën gjuhë u përgjigj edhe Trump.
“Diskutuam për gjëra të ndryshme, disa të mrekullueshme dhe disa të vështira. Mirëpres këshillat nga Presidenti Obama në të ardhmen. Ishte një nder i madh të takohesha dhe shpresoj që të takohemi shumë më shumë në të ardhmen”, u shpreh ai.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara mbërriti në Uashington pas ftesës së Presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të biseduar me tranzicionin e pushtetit.
Ky ndoshta ishte takimi më i vështirë për Barack Obaman në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe jo më kot. Donald Trump ishte nismëtari dhe përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë “Birther”, ku pretendohej se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër arsye ishin edhe deklaratat e Trump. Republikani ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi, me të cilën Presidenti në largim mburret.
Me vjen keq ta them, por Donald Tramp-i i Amerikes me ngjau si Sali Berisha i Shqiperise: ne vend qe ta forcoje Ameriken, sic ka premtuar, do ta shkaterroje!