Një grua është vrarë paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Viktima është identifikuar si Etleva Ndoka, 28 vjeç, pronare e një parukerie në këtë qytet.
Ngjarja ndodhi në biznesin e saj rreth orës 11:00 kur autori Alfred Nikolli hyri brenda me pistoletë në dorë dhe qëlloi mbi të dy herë.
28 –vjecarja, nënë e një fëmije, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia mundi ta arrestojë autorin 31-vjeçar pas 4 orë ndjekje në zonat e thella të Mirditës.
Gjatë ndjekjes ai është hedhur nga makina me te cilën udhëtonte.
Mbi autorin rëndon akuza e vrasjes me paramendim.
Grupi hetimor ka siguruar si provë deponimet nga dëshmitarë okulare.
Vrasja është regjistruar edhe nga disa kamera te sigurisë së parukerisë.
Blutë dhe prokuroria e Lezhës dyshojnë se kjo ngjarje është krim pasioni, raporton Klan.
Sipas hetuesve, mes autorit dhe viktimës ka patur një lidhje intime.
Etleva Ndoka i ka kërkuar që të ndahen, por Alfred Nikolli nuk ka pranuar.