A.A. la të zgjedhurën e tij se nuk ishte e virgjër. Vajza të fshatit detyrohen të „rivirgjërohen“ për të kaluar provimin e natës së martesës. Deri kur do të vazhdojë shoqëria shqiptare të ushqejë vetë gënjeshtrën? O tempora o mores? Nga njëra anë vajza të reja që nxjerrin në ankand virgjërinë për të fituar sa më shumë para nga ofruesit meshkuj, – nga ana tjetër traum e trishtim të atyre vajzave që e kanë humbur virgjërinë e i tremben beqarisë së përjetshme apo dhunës familjare.
Nga njëra anë firma si Virginia Care që e „restaurojnë” virgjërinë për 60 euro në formën e një membrane artificiale, thjesht sa për t‘u lumturuar burrat që duan të ngrenë flamurin në tokën e pashkelur, – nga ana tjetër burra që ndajnë bashkëshorten, pas natës së parë, sepse në ҫarҫaf, për dreq, nuk u shfaq asnjë njollë gjaku. Para pak ditësh, një djalë shqiptar, A.A e ndërmori këtë hap, pasi vajza e përzgjedhur për grua nuk ishte e virgjër. Ai ndjehej i mashtruar!
Nëse vajza do të kërkonte falje, mund të kishte shans ribashkimi, sipas A.A. Një dramë e re shqiptare me fund të paditur, sepse djali tani kërcënohet me gjakmarrje nga familja e vajzës, që ndjehet e damkosur me njollën e turpit. Ndërsa vajza? Për atë nuk është thënë publikisht asgjë. E kjo heshtje flet më shumë!
Nëse nuk është dhunuar për turpin që i solli familjes, ajo ndoshta qan me orë e mbyllur në katër muret fatin e saj të keq. Shoqëria shqiptare ka shumë halle, debati publik ka emergjenca të tjera, e jo virgjërinë e vajzave, megjithatë kjo tabu e rrënjosur pashkulmërisht në vetëdijen e burrit shqiptar është ende burim dramash të reja e të vjetra, sidomos në zonat rurale. Sigurisht ҫdo djalë ka të drejtë të zgjedhë vajzën që dëshiron, edhe dëshira për t’u martuar me një vajzë, që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale më parë, nuk është krim.
Sigurisht ҫdo vajzë ka të drejtë të qëndrojë e virgjër, nëse dëshiron që ta fillojë jetën seksuale me jetën martesore. Madje edhe në SHBA një tendencë e tillë nuk është aq e rrallë, si tek djemtë, ashtu edhe vajzat. Lëvizja „True Love Waits” e propagandoi që në vitet 90të, askezën para martese, në emër të një dashurie më të madhe pas kurorëzimit.
Vajza si qelqi
Deri këtu jemi në zonën e gjelbër të tolerancës, deri këtu e tolerojnë njëritjetrin si ithtarët e virgjërisë, ata që e varin martesën nga njolla e gjakut në ҫarҫafë, ashtu edhe ata që e shohin himenin virgjëror, më shumë si pjesë të anatomisë së femrës, si apandesiti, e jo si kusht absolut për jetën në ҫift.
Hendeku mes dy botëve thellohet kur ithtarët e virgjërisë, – sigurisht ndër ta duhet të gjendet vetëm gjinia mashkullore – i lejojnë djalit lirinë e jetës seksuale, vetëm sepse është djalë, ndërsa vajzës, jo vetëm ia mohojnë atë, por e sanksionojnë me epitetet „e ҫnderuar”, „e përdalë”, „e përdorur”, si një mall që tani nuk ia vlen të blihet, se është „second hand”, nëse ajo ka guxuar të sfidojë këtë rregullore të pashkruar. „Kujdes! Vajza është si qelqi, po u thye nuk ngjitet më!”
“Kujdes! Vajza është si qelqi, po u thye nuk ngjitet më!” Këtë refren të përditshëm të rinisë sime, unë ende nuk e kam harruar, një refren që nganjëherë ka përcaktuar jetën ose vdekjen në shoqërinë shqiptare. E në vitet e pritjes derisa të „zgjidhesha”, nuk duhej të shkelja në dërrastë të kalbur, ndryshe nuk e plotësoja listën e kërkuar për martesë, ku virgjëria renditej e para në listë. Sa herë që më thyhen qelqe, ende edhe sot më duhet të mendoj për virgjërinë, për mitizimin që e ka shoqëruar atë në shekuj. Sa herë i gjen të përgjëruar burrat e letrave për virgjëreshat e dëlira, ato janë burim frymëzimi i përhershëm poezish.
Por nëse në antikitet, perëndeshat si Artemis dhe Athinaja konsideroheshin virgjëresha, kjo lidhej më shumë me rininë e përjetshme të tyre, se sa me paprekshmërinë. Glorifikimi i Virgjëreshës Marie në fenë e krishterë dhe i virgjërisë si shenjë e dashurisë që i jepet vetëm Zotit, e ktheu paprekshmërinë në një virtyt për femrën, në një standard të patjetërsueshëm për shekuj. Edhe në Islam e gjejmë mitizimin e virgjërisë, edhe aty vajzës i ndalohet seksi para martese.
Një mit që ka shkruar historinë shekullore të superioritetit mashkullor, i cili i kishte dhënë vetes edhe shpatën për ndëshkim edhe lapsin për të skicuar rolin e femrës, ndërsa femrave pa asgjë në duar, vetëm me fëmijën në gji, nuk u mbetej veҫ nënshtrimi e përmbushja e rolit të paracaktuar në mënyrë shembullore. Kushedi sa lotë, sa tragjedi, sa zemra të thyera, jetë të ҫuara në vetmi janë mbuluar nga pluhuri i harresës në shekuj vetëm për një cipë virgjërie! Kushedi sa lotë derdhen ende sot!
Zgjidhja e gënjeshtërt
Po ku ka një problem, siҫ dihet, kërkohet edhe zgjidhja, e pse të mos e kërkojnë një rrugëdalje edhe femrat që duan ta heqin qafe këtë pengesë që u pret rrugën e bashkëshortësisë, sipas motos: më mirë një gënjeshtër për një virgjëri që vlen vetëm një natë, se një jetë e ҫuar në hidhërim. Ka kaq vite që një pazar i heshtur bëhet nëpër klinikat shqiptare. Një pazar që sjell më shumë fitime në muajt e verës, kur kthehen djem të rinj emigrantë që duan të martohen me vajza shqiptare, virgjëresha të denja për të mos e lënë të vdesë traditën. Rivirgjërimi ose siҫ njihet në popull, „qepja” është një operacion i vogël që kushton pak krahasuar me „fitimin” e e madh që kanë këto vajza për një jetë të siguruar.
E në një shoqëri, ku emancipimi njihet më shumë si koncept i komunizmit që nxorri gruan në punë, dhe jo si pavarësim e pjekuri e vullnetit të lirë, ku sot ai shpesh thjeshtëzohet me lirinë e veshjes së minifundeve, femrat nuk gjejnë rrugën e protestës për t’u ҫliruar nga një traditë që i viktimizon, por zgjedhin finokërinë femërore, duke i vënë meshkujve, sipas kokës edhe festen. Megjithë debatet shoqërore për virgjërinë e femrës që nuk i përshtatet kohës sot, shumë meshkuj shqiptarë nuk e kapërcejnë dot kufirin që ka vendosur tradita shekullore.
Një kufi që është vendosur në familje herët në fëmijëri, që është forcuar në biseda shokësh për nusen e paprekur, që është ҫimentuar nga fjalët e nënave pëshpëritëse se nusen e duan të virgjër, duke harruar vajzërinë e vet, një kufi që është lëkundur në kohët e reja, sepse siҫ më tha një i afërm imi „të virgjërat mund t’i gjesh tani vetëm në 9vjeҫare”, por prapë reziston, nuk është fshirë. Megjithatë kush kërkon gjen!
Edhe këta djem gjejnë virgjëresha duke përmbushur kështu ëndrrën e tyre, pavarësisht nëse virgjëria mund të jetë „e restauruar” nga mjeku, rëndësi ka gjaku, rëndësi ka që në opinion të thuhet se vajza u gjend e virgjër. O tempora o mores! Të martuarit me rivirgjëreshë bëjnë mirë të mos zgjohen kurrë nga ëndrra, ka shumë gënjeshtra të ëmbla që na e rregullojnë jetën, kjo dihet.
Por djemtë e rinj duhet të vendosin një ditë: Ose të mos e mitizojnë virgjërinë si kusht për dinjitetin e vajzës që duan, ose të vazhdojnë të mbajnë gjallë moralin „e qepur” të shoqërisë shqiptare…. ata e dinë shumë më mirë se kushdo tjetër, kur vajzat e dashuruara i bëjnë zemrat e tyre të rrahin aq shpejt, se dashurinë mes të rinjve deri më sot nuk e ka ndalur kush. DW
genjeshtert nuk ekziston ne gjuhen shqipe por e rreme
Ne gjithe boten e civilizuar emancipimi seksual dhe shoqeror ka ardhur gjithmone nga grate. Prandaj ju virgjeresha te qepura qendroni te shqepura dhe mbrojeni te kaluaren tuaj se nuk ka asgje amorale. Mos prisni qe emancipimin ta sjellin djemoshat egoiste qe e perceptojne krenarine vetem me koken e atij poshte.
Pa rregulla dhe pa ligje, pa moral dhe pa solidaritet, me egoizem te shfrenuar ku secili jeton per vete kunder te gjitheve, – kjo eshte bota ku jetojme sot. Nje bote ku ka me shume divorce se martesa, ku jeta seksuale fillon qe 15 vjeç dhe kur vjen koha e marteses dihen te behen “dallimet” anatomike te “performances” nga njeri partner te tjetri. “Big Brodher” dhe te pasmet e Rihanes mbushin kotesine e jetes njerezore. Nuk ka me vlera dhe ideale. Luftohet dhe jetohet vetem per qef dhe para. Dikur nje familje qe e mbante sakrifica e perbashket, tradita, detyra, rritja dhe edukimi i femijeve, ndersa sot dashurite zgjasin sa endrra e nje nate vere. dhe ndrrohen siç ndrrohen te brendshmet. Ku besnikeria bashkeshortore konsiderohet si atavizem. Ky nuk eshte morali i qepur i nje shoqerie, por fundi i shoqerise.
katunar e malok… duan virgjeresha…. ma andate a fanculo
PO ik mi zonj pallou sa te mundesh ti , po te tjereve pse kerkon ti imponosh deshirat e tua , pse i do si veten tende , pse duhet te jen te njejtit mendim me ty e ter bota , ne se palloesh ti ku te mundesh , te ndershmet nuk te bejn moral se pse nuk rri e ndershme , , mos ky shqetesim te vjen se ndihesh keq , pse me degjenerimin tend i imponohesh shoqeris nese e ke vet smundje dhe predh ku te mundesh , fain per kte nuk ta kan njerzit qe duan te qendrojn te ndershem , apo je pjes e OJQVE qe kan mar ne patronazh degjenerimin e kti vendi , qe kur kurvlliku ka fituar dinjitet ne kte vend çfar nuk lexon e degjon neper gazeta e televizione , bejn femrat moral pse nuk flasin njerzit lar pa lar per seksin dhe organet seksuale po kan turp ti permendin ato , por kur vjen puna live ne televizor K……IT i thon ne gjuh mjeksore penis , se nuk i del nga goja k……r dhe p…….t i thon ne gjuh shkencore vagin , mbusheni pra gojen dhe folni shqip ju o kuva te ojeqes qe doni liri seksi e ku ta di un , pse ruheni nga realiteti.
KJo qe ka bere shkrimin ka qene virgjereshe kur eshte mlartuar apo jo, kete e di vetem ajo, por por eshte me e rrezikshme ajo qe qepet se sa ajo qe ka prishur virgjerine dhe e deklaron para marteses; sepse ajo qe qepet, tere jeten do ti rrije mbi krye genjeshtra dhe do ta genjeje burrin sa here te kete nevoje te shqepet. Por persa i perket virgjerise se vajzave dua te theme vetem dy gjera: Sot paraja eshte mbi nderin, mbi respektin mbi dinjitetin njerezor, keshtu qe ka humbe çdo lloj morali dhe njerezit, jane kthyer ne kafshe qe flasin nje gjuhe. Shoqeria njerezore ka shekuj e shekuj qe egziston dhe te gjitha keto rregulla erdhen si nevoje per edukimin mijra vjeçar te njerzeve qe ata te mos degradonin si sot: s’ka gje shkerdhehu, vrit, pi droge, shko ne bordello, dhe familja vjen drejte shdukjes. Pa familje nuk ka shoqeri, ajo do te perfundoje ne rremuje shkretetire, prandaj gjithe ata (ato) qe kane mendjen se keto gjera jane te teperme, jane gabim. Keto femra dhe keta meshkuj jane kthyer ne pleheruesa te tokes: ha e dhit.