Hetimet për lidhje me ISIS/ 150 të shoqëruar nga antiterrori, prokuroria dhe SHISH

12 Nëntor 2016, 21:36Kronika TEMA

Një kallëp tritoli, një armë dhe fishekë u gjetën në shtëpinë e Ervin Dukës. 29-vjeçari nga Pogradeci dyshohet se për mbi 6 muaj ka qenë luftëtar në radhët e Shtetit Islamik, por që u kthye në atdhe pasi u plagos. “Krehja” që Anti-terrori i Policisë së Shtetit bashkë me Shërbimet Sekrete dhe Prokurorinë për Krime të Rënda po u bën të gjithë elementëve të dyshuar si të lidhur me ekstremistët myslimanë, bëri që Ervin Duka të vihej në pranga. Ai nuk pati fatin e 150 shqiptarëve të tjerë të cilët gjatë javës së fundit janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.

ABC News ka mësuar se që nga mëngjesi i së shtunës së javës së kaluar e deri mbrëmjen e kësaj të premte janë shoqëruar nga Anti-terrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe prokuroria për krime të rënda rreth 150 persona të dyshuar si besimtarë myslimanë me prirje ekstremiste.

Mes të shoqëruarve kanë qenë të gjithë të identifikuarit e kthyer nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave te Shtetit Islamik ose Al-Nusra për disa muaj. Shoqërimet përgjithësisht janë bërë gjatë mbrëmjeve, ku për disa orë këta persona janë marrë në pyetje, ndërsa këqyrej apo në disa raste dhe iu janë sekuestruar aparatit celulare. Të gjithë personat e shoqëruar, thuajse janë pyetur për lidhjet e mundshme me 4 të arrestuarit të fundjavës së kaluar  dhe 9 te dënuarit e grupit të parë të xhihadistëve, janë pyetur edhe për takimet mes tyre dhe bisedat e zhvilluara. Gjithashtu burimet thonë se janë verifikuar edhe lidhjet e personave në Kosovë. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se kane qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetur në aparatet e 11 të arrestuarve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqërime janë bërë me dyshimin se mund të jenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshuara si të ISIS në Kosovë. Nga ana tjetër, burimet thonë se veç të kthyerve nga Siria, janë shoqëruar edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikuar për prirjet radikale.

Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i çështjes Eugen Beçi që po heton për personat e përfshirë në celulat e ISIS në Shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje burimet thonë se kanë asistuar edhe efektivë të SHISH-it të cilët prej muajsh kanë në ndjekje dhe vëzhgim personat me prirje fetare ekstremiste. Ndërkohë burimet nga grupi hetimor i thane ABC News se krahas përgjimit të telefonave, janë përgjuar edhe rrjetet sociale dhe në veçanti e-mail-et e tyre të shkëmbyera me persona të ndryshëm. Të arrestuarve i janë kapur edhe disa e-maile ku flitej për mënyrën e organizimit të ndonjë atentatit të mundshëm në Shqipëri. Këtu nuk përjashtohen edhe komunikimet e tjera elektronike të rrjeteve të ndryshme sociale apo edhe programeve të avancuara.

Nga ana tjetër, burimet thonë se edhe të dënuarit që ndodhen në burg janë përgjuar duke bërë biseda me telefonat e brendshme të burgjeve me personat e arrestuar së fundmi dhe të tjerë të cilët janë njohje e tyre, por që ndodhen të lirë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Burimet thonë se të dënuarit rezultojnë se kane komunikuar me numra të ndryshëm të shtetasve shqiptar e të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS në Siri e Irak. Që prej më shumë se një jave strukturat ligj-zbatuese shqiptare janë vënë në lëvizje pas një transkripti bisede të zbardhur nga shërbimet sekrete ushtarake izraelite të cilat njoftuan se terroristët shqiptarë, pjesë e strukturave drejtuese të shtetit islamik kishin urdhëruar kryerjen e akteve të terrorit në Shkodër gjatë zhvillimit të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike ose gjatë ndeshjes së kombëtare te futbollit Shqipëri-Izrael. Për këtij informacioni, 4 persona u vunë në pranga në disa qyteteve të Shqipërisë, ndërsa arrestime pati edhe në Kosovë.

4 komente në “Hetimet për lidhje me ISIS/ 150 të shoqëruar nga antiterrori, prokuroria dhe SHISH”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    ore ju te TemA-s,jeni ne metro mo!!?? si ore citoni beqiret sunitoshqipfoles si ”shqiptare”!!!!!???
    KURRE,hasanet,hysenet,beqiret,zeqiret e kesisoi bastarde turkoshake nuk kane qene e nuk do te jene shqiptare por arabe gjaxore…………………….allah uakbar!

    1. Uns says:

      Tfgs1 o lopçar I afendikojt. Te ka qire në bithe që femi naj prift grek, pastaj te ka mbush mendjen se je rrace superiore, e që zoti te ka zgjedhur pikërisht ty qe ti kenaqesh koqet priftit. Me siguri ti je jevg, që rrjedha e lumit të ka sjell edhe në Shqipëri e prandaj flet shqip. Yyy mbetje e shpifur ballkanike!!!

  2. dhe perfundimi??çfare ndodhi??…ato rabinet i futen nje 3 me 0 …kurse ne “te mençurit”me 3000 police dhe qen anti explosiv..me masa te llahtatshme …morem si shperblim mos zhvillimin normal te ndeshjes dhe mos luajtjen e ndeshjes ne normalitet…rabinet na e futen….ato duhet dhe ta dinin nje gje..qe ne momentet me kercenuese te popullit te tyre,gjate luftes se dyte…nuk eshte dorezuar te nazistet apo vrare asnje nga ata…..te pakten kete gje duhet ta dinin….ne i mbrojtem ne momente teper te veshtira…..ne rradhe te pare jemi shqiptare pastaj jemi fetare…..kete duhe ta dine rabinet dhe e gjithe bota

  3. Grigor says:

    Asnje koment deri tani?
    Hajde njerez hajde!!! Komentojnë per Bleona Qerretin, ndersa per ceshtje madhore si radikalizmi fetar, asgje.
    Por kur vjen puna per Turkofagosin, i turreni me vrap, a thua se jeni nga Iraku apo Turqia. Tregojeni pra veten qe jeni shqipetare, pastaj besimtare, duke denuar edhe ekstremistet me mjekerr dhe fustan qe duan ta bejne Shqiperine si Arabia Saudite apo Turkmenistani. Janullen shajeni sa te doni, sepse duhet te veje ne vend amaneti I Fan Nolit per nje kishe autoqefale shqipetare. Por mos harroni te keqijat qe I kane ardhur ketij populli nga kultura Islamike per pese shekuj me radhe. Mos harroni se Heroi yne Kombetar eshte Gjergj Kastrioti, ai qe mbahet si shpetimtari I Europes Perendimore nga hordhite islame. Prandaj edhe Papa I dha titullin Atleti i Krishtit. Ky titull qe I dha Papa, mund të duket pa vlere, por ne fakt na bën te ulemi krenare ne tavolinen e rrumbullaket te vendeve perendimore, dhe jo duke lypur “aman na pranoni edhe ne, se vdesim per nje pasaporte europiane”. Apo me idiotesi te tilla si “çfarë na ka Europa ne? Ne dy miljone jemi, edhe me therrimet e Europes ushqehemi.!!!!!” Pra ne qenkemi si ata qente qe u hedh Europa nje kocke. Sado turp te jete, tamam si qente po grindemi me njeri tjetrin. Keshtu I tha Ben Blushi Rames apo jo? “Ti je qen.” – I tha.
    Ky mentalitet prej qeni, dembeli, pa dinjitet, gati per ryshfet, gati per te tradhetuar çdo lloj morali njerezor per te arritur diçka, dihet nga na ka ardhur – ka 500 vjet qe injektohet ne ndergjegjen e shqipetareve.
    Do thoni ju qe ka shume shqipetare qe nuk jane te tille. E vertete eshte, ka shume. Por jane me shume ata qente qe grinden per nje kocke dhe mbysin ate pjese te popullit qe vertet aspiron per demokraci dhe drejtesi.
    Rruga per ne Europe nuk kalon nga xhamija, por nga respekti per veten dhe per te tjeret, nga puna me nder, nga mosdhenia e ryshfetit per gjera te padrejta ose te pamerituara, nga mosmarrja e ryshfetit per te thyer ligjin, nga mosvjedhja e votes te lire, duke kuptuar se e drejta jote mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit, dhe mbi te gjitha, duke kuptuar se po nuk u beme bashke duke pare mbi partite, mbi Ramen, mbi Berishen, mbi Meten, nuk bejme dot perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje