Për shkak të motit të keq shumë zona në vend kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas informacionit të orës 10:00, i përcjellë nga OSHEE-ja në 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend, mësohet se zonat më të prekura nga defektet gjatë natës kanë qenë Vlora, Tirana e Durrësi.
OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq.
Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji
Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë spitalet.
Në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV ka difekt nenstacioni Vojnikë në rajonin e veriut.
Numri i fiderave me defekt është 39 ndërsa janë shfaqur probleme në degëzimet e disa fiderave që mbulojnë me energji kryesisht zonat e thella rurale.
Raportohet për rrëzime të shtyllave, këputje të përcjellesave apo dëmtime të traversave.
Rajonet me mungesë energjie
Rajoni Tiranë: Qereke (pjesërisht), Tapizë, Pompat Tapizë,
Gjithashtu për arsye remonti në linjën e TM është stakuar fideri 7/Ibë që mbulon zonën pjesërisht Ibë. Valias pjesërisht, Kamëz pjesërisht, Prezë, Pjesërisht, Pezë Pjesërisht, Zall Bastar , Mullet.
Rajoni Durrës: zonat Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Ferme Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia, Maminas
Rajoni Berat: Mertish, Hysgjokaj ne Lushnje.
Rajoni Shkoder: Pjeserisht qytet Shkoder, Zues, Berdice, Zagore, Kuc, rrenc pjeserisht, Shenkoll Tale, Iballe, Zejmen, Vau Dejes pjeserisht.
Rajoni Elbasan: Komuna Labinot
Rajoni Burrel: Autostrada, Fushe Gjorm Pjeserisht, Zhej Vogel Pjeserisht, Fshat Laç Pjeserisht; Gjorme; Komsi
Rajoni Korçë: Komuna Liqenas
Rajoni Gjirokastër: Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene
Rajoni Vlorë: Amonice, Kocul, Kallarat, Radhime, Brataj, Babice Gorisht, Himare.
Ore kryeministri ku eshte?? kesaj i thone fshati digjet e k……va krihet. Shqiperia eshte mbytur, dhe filozofi i Netes hap ekspozita me pikturat e te tjereve ne NY. Tamam ripjelles. Burre me karakter e namuz, nuk ka te share.