Trump befason me deklaratën për Hillary Clinton

12 Nëntor 2016, 10:55Politika TEMA

Donald Trump ka folur për të parën herë që prej kur u zgjodh president, për rivalen e tij Hillary Clinton.

Ai ka folur në një intervistë mbrëmjen e djeshme.

Pas muajsh të tërë ku e shau dhe e sulmoi duke e quajtur gënjeshtare dhe të korruptuar, Donald Trump çuditërisht e ka vlerësuar demokraten.

“Hillary më telefonoi për fitoren. Ka qenë e vështirë sigurisht për të, e marr me mend. Për mua do kishte qenë shumë më e vështirë ta telefonoja”, tha Trump.

Ai më tej e vlerësoi Clintonin, pas sulmesh nga më të pacipat.

“Hillary është një grua shumë e fortë dhe e zgjuar”, tha Trump për zonjën Clinton.

Kujtojmë që ndër akuzat e Trump ndaj Clinton, ka patur thirrje për vrasjen e saj, akuza për korrupsion, mashtrim, përdorim drogërash etj.

10 komente në “Trump befason me deklaratën për Hillary Clinton”

  1. Moni says:

    Po ky ngjaka fiks me te paudhin… Cfare nuk tha per Nanon, dhe ne fund e puthi. Cfare nuk tha per Ilir floririn, pastaj pas tij e humbi fiqirin. Cfare nuk tha per Kacin e zi, tani e mban ne gji.

    1. loli says:

      po pse edi nuk ka bere te njejten gje si sala

    2. adi says:

      o gazetari
      ironia e trump eshte e bute se eshte fituesi , por thote qe une nuk do ta kisha uruar!!!!!!
      dhe tjetra kur ai thote se hilarija eshte nje grua e zgjuar dhe e forte, hedh poshte apo perjashton qe ajo eshte e koruptuar dhe genjeshtare????????
      duket sikur me kete lloj gazetarie mundoheni te shmangni me cdo kusht lexuesin qe mendon, ju intereson gjithmone e me shume shtresa qe i ha gjerat kallep!!!!
      rilindja
      pamvaresisht se shqiperi ,ky target i juaji eshte shume me i vogel nga sa shpresoni ju!

  2. andromeda says:

    Ky është tipi i poitikanit të fortë të kohës sonë, injorant, imoral, mashtrues e i babëzitur për pasuri. Nuk e di si mundet ta pranojë feja e vet këtë ndyrësirë moderne. Tani Berisha e ka modelin për ta kopjuar, ndaj dhe bënte gangsterin e fortë në parlament.

  3. Viktori New York says:

    O Tema pse nuk ndoqet debatin e dyte Klinton-Trump?Pytja e fundit ishte cfare gje te mire shikoni tek kundershtari?Hillari tha vleresoj femijet e Trump.Kurse Trump tha vleresoj Hillarin si nje njeri te zgjuar dhe qe kurre nuk dorezohet.Prandaj deklarata e mbremshme ju befason ju shqiptareve ne Shqiperi e jo Ameriken

  4. england says:

    Ky Trapi ne nje fare menyre ka pranuar rrenat dhe mashtrimet qe beri gjate fushates,gjysma te keqes!Nderkohe qe plakushi qe nuk po i shqitet politikes si muti pas kepuce,jo vetem qe si pranon genjeshtrat e tij por ai mbi ato genjeshtra ngre disa te tjera sajesa per te perfituar politikisht.
    Dikush ne komentin e tij tha se edhe Rama ka bere kundrejt plakushit,une personalisht e di qe Saliu dha urdher per te vrare 4 protestues ne mes te dites,por di gjithashtu se i rrjedhuri plak i dhuroi disa metra katror territor shqiptar gjitoneve jevgjiter,dhe se ne shperthimin e Gerdecit ishte djali plakushit qe perfitonte mijra dollare nese nuk do ishin vrare 26 njerez te pafajshem,po te vazhdoja se cfare mekatesh ka bere Berisha me familjen e tij do me duhej nje jave e tere per ta treguar,dhe nese Rama ka thene disa prej ketyre tregon se ka thene te verteta…

  5. Usa says:

    Ju parafolesit ja fusni kot fare. Ajo qe ka thene Trump s’ka lidhje fare me ato qe ka thene gjate fushates. Thjesh ka thene qe eshte e zgjuar dhe e forte.

  6. Shukri and co says:

    Politika eshte k……. kot ziheni o milet po shtrengoni. Jeri tjetrin se vetem keshtu do mbijetojme te gjithe.

  7. Kjo thjesht quhet kulture politike , por edhe njerez te nji shoqerie te kulturuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje