Këshilltari i Nishanit, Ahmetaj përplaset me deputetin Çuko: Mediokër, mjeran që riciklon shpifje ordinere

13 Nëntor 2016, 23:29Politika TEMA

Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i kthen përgjigje deputetit të PS-së, Arben Çuko, pasi ky i fundit e akuzoi se nuk ka çertifikatë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, të thirrur nga kreu i Shtetit vetëm 2 ditë më parë.

Ahmetaj e quan deputetin socialist një shpifës ordiner, duke theksuar se ka një certifikatë sigurie “Top Seceret” për Shqipërinë, NATO-n dhe BE-në, të vlefshme deri në vitin 2020.

Gjithashtu Ahmetaj sqaron edhe për përdorimin e uniformës gjatë takimeve zyrtare nëpër botë me Presidentin Nishani.

Reagimi i Piro Ahmetajt:

Përgënjeshtrim i “Statusit të Deputetit Çuko”! Shumë të nderuar miq&dashamirës,

Në respekt të shqetësimit familjarëve, kolegëve (brenda&jashtë vendit) dhe miqve për statusin dezinformues të deputetit-çuko… , botuar te gazeta Tema & Dita dhe disa portale elektronike ndjej detyrimin të qartësoj të gjithë ata që kane “arsye/vesh të dëgjojnë” dhe u intereson e vërteta për sa adresohen në këtë status:

Së pari, për sa shpifjen për “skandalin e mungesës së certifikatës së Sigurisë” = konfirmoj me përgjegjshmëri se jam i pajisur me certifikatë të nivelit “TOP SEKRET” (RSH/NATO/BE) deri 2020. Kjo është lehtësisht e verifikueshme (edhe nga udhëheqësit-shpifës) në Institucionet përkatëse të shtetit në RSH!

Së dyti, për “skandalin e mbajtjes së uniformes ushtarake në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, gjatë vizitës së Presidentit në NATO, në SHBA (Ëashington DC, Çikago), dhe 100-ndra raste të tjera = konfirmoj po ashtu korrektësisht se kjo qasje është në përputhje të plotë me ligjet dhe protokollin e ngjarjeve ku merr pjesë ose drejton Kreu i Shtetit. Theksoj në të gjitha rastet sipas përcaktimit ligjor (miratim nga Autoriteti), është në diskrecionin e Presidentit, dhe për natyrën e detyrës, në vartësi të drejtpërdrejte të Komandantit të Përgjithshëm !

= Për më tepër, për statusin e “gradës ushtarake” bëj qetësisht me dije, se një proces institucional dhe 3 procese gjyqësore, 2 nga të cilët me vendim të “formës së prerë” janë fituar nga ana ime. Por në përulësi ndaj përgjegjësive zyrtare dhe sensitivitetit që kanë çështjet e sigurisë kombëtare, me koshiencë nuk kam dashur ti bëj publike me gjithë kërkesat e shumë dashamirësve dhe insistimin e mediave.

Së fundmi, ndjej sinqerisht keqardhje të thellë për këtë kategori mediokrish-mjeranë, përfshi udhëheqësin-çukosh … në fjalë, që nuk kanë me çfarë të kontribuojnë në fushën e përgjegjësive, por ri-ciklojnë shpifje ordinere, të rëndomta (uniforma, lustrimi këpucëve, lyerja e bordurave, “shpallin armiq për agjitacion ”, etj !!!

Në çdo rast, kjo kategori janë bërë për të qeshur dhe për tu mëshiruar! Shpresoj nëpërmjet këtij statusi të qartësohen dhe qetësohen dashamirësit dhe jo vetëm ! Miqësisht, Piro Ahmetaj

16 komente në “Këshilltari i Nishanit, Ahmetaj përplaset me deputetin Çuko: Mediokër, mjeran që riciklon shpifje ordinere”

  1. shpresa says:

    Po ky prape ushtarak eshte ne mbrojtje te Nishanit? Ky eshte nje pis njeri qe se mban as dheu. E po u pordh kjo pune: qenka top sekret ky deri ne 2020-en, pastaj del lakuriq. Po vetingu e ze kete palaço burre?

  2. tfgs1 says:

    Nje sunit qe kerkon te coi ”nderin” ne vend…..por a ka nder nje sunit qe emrin e ka Pirro!!!! por si i biri i Hasanit,mbiemrin e ka Ahmetaj..!!!!!
    Do te thote dikush qe fajin e ka Hasani qe e quajti Pirro!!!!! kur ki gyzel eshte turk 100%…………….!
    Pune korrakesh,njerez pa identitet,pa shtylle kurrizore,thjesht bastarde…………..

  3. pero says:

    Nuk e njoh fare keshilltarir Pirro Ahmetaj, por boll te lexosh kete shkrimin e tij dhe e merr vesh menjehere se çfare malli eshte. Keshilltar medioker dhe i paedukate. Shiko fotografine, nje oficer prej dylli.
    ZOT i madh, mbushur administrate shteterore o me hajdute o me medioker : parlamenti, presidenca,ministrite, partite, bashkite…..ZOT

  4. TNT says:

    Ti Pirro meso të shkruash shqip, ose në qofte se vertet di, mundohu të shkruash qarte cfare do të thuash se je teper i pakuptueshem. Dhe meqenese ra fjala, ik o RK mos na e permend ate fare Presidenti se na e shpif. Ju jeni llumi dhe turpi Shqiptareve…

  5. martin says:

    MOS HUMB KOHE ME KETE PLEH GJENERAL
    TA KAM THANE JANE TURPI SHQIPNISË
    ZOTI TE ROJT

  6. Petro says:

    Mos eshte ky i Lenkes ,mo, ky Cuko????Po qeverriu i Lenkes, Simont, Hekuranit, Palit, Femies, Teftes ngordhi qekur?! Dha shpirt tek kacavjerej te anija e ndryshkur Partizani tek conte shqiptaret drejt botes se lire.Prape qenka ngjallur kjo mo, si kucedra me 7 koke.Prit nje e dl nje tjeter.C behet keshtu mo?

  7. mrika says:

    Po cju desh ketij fakiri te me gjeneralin ai e degjeneroi kete kerric dhe pinjoll te lenka ćukos

    Ua pata thene e bete hero gjeneralin dhe skeni pare gje akoma ju dhe mrika

  8. student says:

    Pasi te lexova tani jam i qete. Qenke vertet idiot. Flm gjeneral

  9. Shushica says:

    Ahmetaj, ky servil integral,,bashkautor i Berishës në shkatërrimin e aftësisë mbrojtëse të vëndit, pra praktikisht me precedentë penalë për tradhëti , si injorant pa kulturë përmënd praktikat portokollare të shtetit .Nuk është portokolli i shtetit o injorant që përcakton mbajtjen e uniformës por titulli egzekutiv i personit .Në se je ushtarak aktiv , mund ta mbash gjithmonë .Në se je në rezervë , mund ta mbash vetëm në rastet e përcaktuara me ligj .Pjesmarrja në takime nuk ka lidhje me përdorimin e uniformës , dhe në se nuk je anëtar i këshillit të sigurisë , ke të derjtë të pjesmarrjes vetëm me ftesë me shkrim nga titullari .Certifikata e sigurisë nuk ka lidhje me faktin në se je apo jo anëtar i Këshillit të sigurisë , sepse qënia në këtë organ përcaktohet me ligj shqiptar .

  10. baki says:

    Eshte i djathte po foli hakun i ka thene çuko kerriçit po pse ore ky eshte problemet qe ka vendi dhe shoqeria turp per rilindjen me nivelin e çukove !

    Edhe komentusit nuk i kuotoj cfar ka te paqarte ketu çuko injorant eshte te drejten po thote pikes i ka rene

  11. GJENERAL PIRRO ESHTE MODELI I USHTARAKUT KURAJOZ DHE KORREKT
    MOS U MERR ME KETA MOSTRA GJENERAL JANE USHTRI E ORGANIZUAR PER SHPIFJE DHE PRAPAGANDE
    E KE BERE TENDEN
    PER KOMENTUESIT E PERDORUR – CUKUA ESHTE IDJOT DHE KERRIC BASHKE
    TUNG

  12. TANI says:

    TANI NUK TE KUPTOJ O GJENERAL
    ME CUKON DHE KERRICRIT DO MERRESH LE TE THONE CTE DUAN TI I KE DEMASKUAR ATE DHE SIGURIMSAT DHE KREMINELET NE KOMISIONIN E SIGURSIE
    TA KAM THENE NUK NGJIT BALTA NE SHKEMB DHE ATA TE BEN REKLAME TY THUAJU FALEMINDERIT 1000 HERE
    ZOTI TE RUJT

  13. Raqka says:

    KY KAPTERI ERDHI NGA FSHATRAT DHE U BE GJENERAL. KERKON TE BEHET EDHE PERSONAZH KY KOKE SHPULLA. PO KU KA GJENERAL NE BOTE TE JETE MILITANT SI TY O KOKESHPULL.

    1. altin says:

      Rraqke = ha dhe ca nga diareja e shpifesve ordinere … se su ngupke

      Nuk na the o rraqke cfar shkruan gjenerali dhe nuk qendron
      Jeni mostra

  14. Myzsferi says:

    Pasi lexoj komentet, konstatoj se komentuesit janë: ose militant politik dhe u dhimset “goditja” e shokëve të idealit, ose janë sharës me pagesë.
    Të parët i justifikoj për faktin e fanatizmit dhe militantizmit, ndërsa të dytët i mëshiroj për shkak të “hallit” që i ka zënë. Ushqehen duke sharë.

    Gjenerali në rezervë (Ahmetaj) është modeli i ushtarakut korrekt, dhe me integritet të spikatur. Për dijeni të atyre që thonë se është “injorant”, ju bëjë me dije se Ai është i shkolluar në akademinë e NATO-s, dhe i vlerësuar e dekoruar nga Pentahoni/Uashingtoni.

    S’besoj se Pentagoni vlerëson dhe nderon njerës të cilët nuk kanë vlera profesionale, integritet, kontribute dhe eksperiencë të admirueshme.

    Edhe diçka tjetër, nëse ndokujt i dhëmb fakti që, të gjitha “betejat” profesionale e juridike në Gjykatë, gjenrali i ka fituar për shkak të forcës së argumentit dhe kurajos profesionale, atëherë keni të “drejtë” ta kritikoni.

    Ju përshëndes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje