Mirditë/ Vajza fton të dashurin për seks "sipas mënyrës së saj", e godet me thikë

13 Nëntor 2016, 09:06Politika TEMA

Një 20­-vjeçare nga Mirdita ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ngjarja për të cilën akuzohet Manjola Gj. ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës. E reja qëlloi me thikë 24-­vjeçarin Severjan Tusha. Fillimisht, policia lokale raportoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Por, hetimet bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj. Pas plagosjes, Tusha u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ndërsa vajza kishte marrë dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet

Hetimet për këtë ngjarje u zhvilluan nga Prokuroria e Lezhës, ku ka rezultuar dhe është provuar se dy të rinjtë kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kanë pasur lidhje me njëri­tjetrin. Gjatë bisedave që ata kanë zhvilluar me njëri­tjetrin, vajza i ka thënë: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”. Djali ka pranuar kushtet e vajzës dhe në momentin që kanë shkuar në Kodër Rrëshen, 20­vjeçaria e ka lidhur djalin me natriban pas peme. Më pas, vajza i ka mbyllur gojën dhe ka nxjerrë nga çanta thikën që kishte marrë me vete duke e qëlluar 7 herë 24­ vjeçarin Severjan Tusha. Ky i fundit mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit, por për një moment mundi të shkëputej prej pemës. Në momentin që djali është liruar, ia ka marrë vajzës thikën nga dora dhe ka tentuar të largohej prej aty, por është ndihmuar nga banorët e zonës.

Gjithashtu, në sajë të hetimeve dhe nga dëshmitë që dy të rinjtë kanë pohuar, ka rezultuar se arsyeja e goditjes me thikë ka qenë se vajza dhe djali kanë debatuar. Për një moment, Manjola Gj. është irrituar, pasi djali i ka thënë se donte të martohej me të. “Të dua për bashkëshorte”, i ka thënë ai vajzës. Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura thanë më tej për gazetën se dosja në ngarkim të 20­ vjeçares ka përfunduar në gjykatë 4 ditë më parë dhe tashmë pritet që togat e zeza të vendosin dënimin ndaj saj. Ndërsa, edhe pse fillimisht u raportua se 24­vjeçari Severjan Tusha akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, hetimi ndaj tij është pushuar, pasi nuk është provuar një pretendim i tillë i ngritur nga ana e vajzës. Kjo, pasi nga hetimet kishte rezultuar se dy të rinjtë kishin pasur lidhje me njëri­tjetrin. Më herët, gjatë seancës gjyqësore, vajza u la në masën e sigurisë “Ar rest shtëpie”, ndërsa djali në “Detyrim paraqitje”

Ngjarja

Dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat dhe në datë 9 shkurt janë takuar me njëri­tjetrin në pyll. Në atë moment ka ndodhur edhe plagosja, ku djali mbeti pothuajse pa ndjenja. Ashtu i gjakosur është munduar të largohet nga pylli për t’u dërguar më pas në spital nga banorët e zonës. Në atë kohë, vajza kishte pohuar në polici se ishte ajo që e kishte plagosur, pasi i riu kishte tentuar ta përdhunonte. Po ashtu, 20­ vjeçarja kishte treguar për uniformat blu se e mbante gjithmonë me vete thikën nga frika se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe kur shkonte në pyll për punët e përditshme, që ishin edhe pjesë e jetës në fshat.

6 komente në “Mirditë/ Vajza fton të dashurin për seks “sipas mënyrës së saj”, e godet me thikë”

  1. mirditori says:

    e para nuk kuptohet si arrihet të jetë në dorë të gazetarëve një dokument i cili akoma nuk ka shkuar në gjykatë .
    së dyti publikimi i të dhënave të tilla nga ana e organit të akuzës është jo vetëm i palejueshëm por edhe i dënueshëm.
    nuk ka dalë ndonjë hunlesh që i themi ne nga Mirdita tjua tregojë vendin jo vetëm këtij që publikon përralla por edhe atyre që i nxjerrin.
    dhe Prokuroria e Lezhës duhet ta gjeje këtë personin nga “organit hetimor” dhe të kuptojë se nga dalin këto informacione.

    1. goditesi says:

      Pse femre Agresore ja mbani Mbiemrin e fshehte ndersa mashkullit viktime ja botini emrin e plote.Ose femra merr arest shteoie per nje krim shume te rende ndersa po te ishte mashkull do mbahej ne mase burgimi pa afat? Kjo qeveri masonike kukull ne suart e te huajve po shtyp dhe sisjriminon meshkujt Shqiptar dhe po privilegjon feminimzmin.Kjo behet me urdher te Amerikes dhe BE.Kjo qeveri duhet re zhduken me dhune bashke me tere politikanet e tjere dhe te huajve tu hiqet kaka dhe te masakrohen.Femrat Shqiptae si kjo te pushktihen qe te pastrohet kombi

  2. matheu nga bartolomeu says:

    haa haa !
    malokja!
    ka pa ato filmat me seks si “50 hijet e grejit” apo nanji film tjeter ksisoj,ku praktikohet seksi fetishist,domethen kur sende dhe objekte qoft edhe te dhunshme apo te frikshme apo te qe shkaktojn dhimbje,perdoren dhe japin asosacjon kenaqsije seksuale,
    apo ka dash me imitu ato kurvat qe rrafin me kamzhik mashkullin,apo qe I lidhin duart dhe I vejn pistoleten ne gjoks dhe ke koqet.. etj etj lojna te tilla seksuale.
    nuk I bihet me thik me e gjakos o maloke! thika mund te perdoret me e gudulis ,me e emocjonu,me e eksitu duke ja ngatrru emocjonet seksuale me ato vrastare,por nuk demtohet tjetri se s te qi dot mo.
    thuj shyqyr qe s ka marr pistolet me vete me bo “lojen seksuale me pistolet” ku pistoleta shetit neper trup,por nuk shkrepet, se po t kishte pistolet do ta kishte vra malokja malokun dhe do delte n gjyq t thoshte “epo in e pash ne film sesi pallohej me pistolet n dor ajo goca dhe desha me e bo si ajo e filmit”!
    yyy bbbrrr ush malok! yy te cafte ujku…

  3. Shoku says:

    Jam shume dakord me komentuesin mirditori. Vtem ne Shqiperi ndodh qe jeta private e tjetrit behet publike ne menyren me te paskruppult. Ceshtjet e punes apo te burimeve njerezore dalin driten per diell. Kudo nenshkruhet nje kontrate per te ruajtur konfidencialitetin ne lidhje me detyren. Po te nxjerresh gjera te punes ne publik denohesh me ligj. Shqiptaret jane akoma ne shekullin xix. Se kur do ndryshoje kjo nukbka shenja fare. Beni nja dy trevshembuj dhe e shikoni se si veprojne shqiptaret. Vetem keshtu mund te ndryshojne.

  4. neutrino says:

    Me daten 9 shkurt ka qene tentativa e pare? Po tani ne nentor? Jeni pjerdhur si gazete, si gazetare dhe si popull. Mjer ky planet qe ju mban

  5. k says:

    KJO ESHTE FORMA INSIKTIVE SI E SHPREHIN MALOKET DASHURINE.
    IMAGJINONI SI MUND TE SHPREHIN URREJTJEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje