Majko rrëfen sekretin e babait pilot: Si u “kap” avioni amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë

12 Nëntor 2016, 11:52Politika TEMA

Babai i Pandeli Majkos, Sotir Majko, ka qenë një ndër aviatorët më të shquar të Shqipërisë, duke hyrë në kategorinë e pilotëve të ikona aviacionit luftarak shqiptar. Majko sot ka treguar një sekret të babait të tij për “kapjen” e një avioni amerikan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ngjarje do të bënte bujë në kohën e komunizmit. Majko sqaron se avioni amerikan u kap pasi pësoi një difekt në një nga motorët e tij. Përmes këtij tregimi, indirekt deputeti socialist Majko jep edhe një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke theksuar se “prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj. Majko e ka treguar historinë me babain për të bërë një paralele me zgjedhjet në SHBA.

Postimi i plotë i Majkos në Facebook:

Ky është avioni amerikan i “kapur” nga aviacioni shqiptar në periudhën e Luftës së ftohtë. Ai ndodhet sot në muze, në kalanë e Gjirokastrës. Një krenari e dikurshme që tregonte forcën e Shqipërisë në një moment të caktuar.

Mbase edhe sot do të kisha të njëjtën ndjenjë sikur përpara viteve ‘90-të, im atë (një nga drejtuesit e aviacionit ushtarak shqiptar), ti binte “shkurt” entuziazmit tim djaloshar duke më shpjeguar sekretin e kapjes së tij…

Avioni amerikan u “dorëzua” pasi i ishte prishur një nga motorët. Me këtë difekt ai nuk mund të shkëputej nga ndjekja e Mig-ëve shqiptar.

Historitë e pashkruajtura nuk janë të këndshme.

“Kjo nuk është e drejtë!” i thashë tim eti vite më parë, gjimnazist. “Kjo është e vërteta! Mësohu me të…” – ishte përgjigja e dhimbsur e tim eti.

Ndodh ndonjëherë, që politika amerikane të duket në krizë. Ndodh që gjenden njerëz ta diskutojnë atë me kompetencë për paqartësitë e saj. E pashkruajtura mbetet edhe në këtë rast pezull.

Suksesi përkohshëm i kritikës do të ndryshket si avioni në këtë foto. Prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se përdoruesit e përkohshëm të saj… Kjo është e vërteta. Mësohuni me të!

Këshilla ju vjen nga një pilot i mirë që respektoi prodhuesin… dikur. Sigurisht.

25 komente në “Majko rrëfen sekretin e babait pilot: Si u “kap” avioni amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë”

  1. kurt lakmori says:

    shif ky Pandeliu!
    meqe esht vet proamerikan,po don te na e qes edhe baben e vet tash proamerikan!
    baba vet dersa ka qen nji drejtus ushtarak komunist,ka qen nji antiimperialisto revizjonist I flakt. ku t lente Dull Komunizmi te ishte kundra komunizmit ateher!
    po tash kan ardh kohet kurva. kohet e demokracis ku kushdo I ngjyros fotografit bardh e zi te diktatures me ngjyra te kaltra demokratike..
    dhe kujtdo I vje per mar dhe knaqet me kto. I vje per mbar edhe Sam Demokratit,edhe Dull Sahatit! esht ora e demokracis. dhe te gjith flasin demokratikce. kur vje ora e fizikes flasin per shkenc dhe univers. ne or te fiskultures ,per sport.
    a jem a s jem stjudent ne universitetin Kristal?!
    kurse amerika ben sikur s kupton gje….
    pse te bzaj? qent le te lehin karvani ka rendsi qe ecen perpara… dhe ka lezet edhe me shum kur qent lehin per t zotin e karvanit e jo kundra tij.

    1. Raimond vlonhati says:

      Majko esht nje qesharak

      1. Rataplani says:

        Majko eshte 100% rrote jari.

      2. Dibrani-UK says:

        Nqs dikush mohon historine e vete ai nuk ka vlere as per vete e jo me per familjen e tij apo shoqerine. Ne duhet te mburremi me historine e Shqiperise. Mire e keq ajo eshte e jona. As qe dua tja dij per historine amerikane apo angleze qe ka 17 vjete qe jetoj ketu ne uk. Pandeli Majko eshte politikani me i mire shqiptar per 25 vjet. Ai tregon nje ngjarje te vetet dhe perse duhet injoruar fakti???

      3. artiles says:

        Nuk e di ne ka qene pilot ky babai i Pandit, por me kane thene qe ka qene nje idiot, qe e ka mbajtur me shume tarafi korcar ne aviacion. Sa per avionin amerikan te kapur, ai nuk do kishte shanc te shpetonte jo aq per merite te piloteve tane, por sepse ai ishte avion stervitor qe nuk mund te krahasohej me cilesite e avioneve luftarake Mig 15, 17 apo 19.
        Merita e sistemit te mbrojtjes ajrore dhe aviacionit tone ne ate kohe ishte niveli i larte i gatishmerise per te reaguar. Nje hapesire ajrore aq e vogel qe pershkohet me aviaon reaktiv nga lindja ne perendim per 10-15 minuta maksimumi dhe nuk te jep kohe qe te reagosh. Por sistemi i zbulimit ishte i tille qe i monitoronte me shume kujdes te gjithe avionet qe afroheshin 50 km afer kufirit, dhe nese avioni kishte drejtimin per te hyre ne hapesiren tone, jepej alarmi dhe viheshin ne gatishmeri edhe regjimenti me i afert i aviacionit edhe baterite e artilerise kunder ajrore ne rajonin nga ishte drejtimi i fluturimit.

        1. Edlira says:

          Babai i pandeliut ka qene Shef i zyres i sekretarise sekrete ne aviacion

        2. Hysa Hysolli says:

          Se ka pasur difekt dihet po pse nuk e sqaron realitetin pse ka ardhur ne shqiperi ,cdo gje esht genjeshter qe e kan kapur migat ton ,vetem e kan shoqeruar pergjigjen pse avioni amerikan ka ardhur ne shqiperi do ta merni pasi te ta pyesni majkon ,se çfar donte avioni amerikan ne shqiperi edhe pse e trilloj enver hoxha kete histori ,

  2. tonini says:

    Mire ta paska treguar babai,po aty ka patur afer nje me mbiemer Dede.qe ka qene njeshi i kesaj historie.

  3. razo says:

    Te pakten njeher e nje kohe i kapte avionet amerikane me nje motore, po sot me ca ti kapim? Sot o Pandeli brezi jot mezi ngre pordhe ne ajer.. ME KETE TE VERTET KUR DO MESOHEMI TE JETOJME?

  4. harri potter me xhep says:

    O Majko!!!
    Mjaft me rrolin e qenit besnik! Dikur ishte rroli I qenit te Enver Komunizmit.
    tash esht fut rroli I qenit te Amerik Demokracis.
    Behuni njeres o qenije te gjalla se si njeres ju respekton edhe me shum amerika.
    Vertet qe amerika nuk don kundershtare. kush I don ata? por ajo do donte qe me mir te kishte te bente me njeres dinjitos shqiptare,sesa me qen shqiptare,sic po na dalin dita dites.
    nuk esht antiamerikanizem te jesh njeri me dinjitet njerzor,te jesh ai qe je ,ai qe ke qen dikur,dhe ai qe do jesh ne te ardhmen.
    Be who you are! Ti je ai qe je! nuk duhet te hiqesh. dhe nuk duhet te paraqesesh nje tjeter bab.,nga ai qe ka qen.
    s esht turp se kush kan qen ata qe der dje ishin ne pushtetin e t kuqve dhe ishin kundra imperializmit. ajo ishte koha. theksojm se ishin kundra imperializmit e jo kundra popullit amerikan. se me popullin amerikan dhe me popujt e te gjith botes ata ,te kuqt pra,edhe baba jot,ishin ne aleancen e shpallur boterisht edhe ne Zerin e Popullit “proletare te te gjitha vendeve bashkonju”!
    prandaj mos I retushoni ngjarjet dhe perjetimet per to.
    ateher ishim krenar se ishin ne “sistemin e drejtsis dhe barazis” sot jem krenar se jemi ne “sistemin e te futmes dhe te qitmes,mashtrimit shkerdhnimit korrupsjonit…krimit” madje kush I ben me mir se te tjeret kto parametra te sistemit ku jemi,zgjidhet edhe president I demokracis,dhe,me vota dhe me vullnet te lir te shumices. kjo esht shumica. kte don shumica. ne fund te fundit shumica nuk jan jezu krishta. jan njerez me vese dhe qejfe. duan te han te pin te rrin te qijn dhe te harbojn,por veshtir se duan te punojn. le t punoj tjetri.
    kjo esht moto e shumices.
    kjo esht demokracija. kush fiton harbo e gzon. kush humbet rri e ze s qet.
    kush s kupton ,esht idjot dhe atij cdo gje I mungon:edhe fitorja edhe humbja. esht thjesht nje dru,hu kercu.

  5. kurt kurvnori says:

    “Ka pas qen avjon me drog”!
    “Avjoni I droges se Edvin Enwer Lakuriqit,dhe Saje Qorrit”!
    kto ishin deklaratat e fundit te Sales nga qytetari digjital,

  6. Populli says:

    O Majko po lerdhi pordhet, se njehere behesh Amerikan e heren tjeter behesh me prejardhe Gjermane. Sharlatan!

  7. KORCARI USA says:

    Blushi ka te drejte por une do te votoj per Ramen-Kjo eshte deklarata e Majkos dhe nuk do shume mend te gjykosh karakterin e tij.

  8. Leri Historite says:

    Avjoni i “Lavdishem” per te cilen “Mburret”-Majko eshte ne Muzeun e Kalas se Gjirokastres..ose me mire te themi siper ne Livadhin e Kalase..
    E kame Vizituar Kalane dhe Muzeum,dhe do te thoja se eshte me shume nje Aeroplan “Sportiv” dhe jo Ushtarak..
    Z.Majko dhe Elita Politike ne Shqiperi DO TE ISHTE ME MIRE TE NA “MBURRESHIN” PER AVJACJONIN E SOTEM “DEMOKRATIK”…
    Nese Sali Berisha Duhet Varur ne mese te TIRANES per TRADHETI KOMBETARE, edhe Socjalistet kane Pjesen e tyre ne Shkaterrimin e Ushtrise..
    1-Ku eshte Avjacjoni Shqipetare sot???Nga 130te Avjon Luftarake qe na la pas Diktatura..sote nuk kemi na gjendje Lufte anje MIG-rUSSE APÖO kINEZ::
    Keshtu z.Pandeli Majko:Lerini Llogjet per NATON- SE nATOJA ESHTE NJE COPE Marreveshje qe Nuk “Zbatohet” nga te gjitha Shtetet Antare te saj.
    2-Greqia Eshte ne NATO-si dhe Turqia..po pse nuk Shkaterrojne Ushtrin??Pse Armatosen me Teknikat Moderrne??
    Pse Vetem Shqipetaret kane Gjetur “Zgjidhjen” te NATO-JA pER SA I PERKET mBROJTJES????Politika Shqipetare e Mbrojtjes eshte per te ULERITUR…
    3-Greqia para pak Ditesh Kryente nje “Stervitje Ushtareake” jo shume Large Kufirit me Shqiperine…Ne Kodrat e Fshatit Kallpaq..qe eshte nga Kufiri Shqipetare jo me shume se 10-te kilometer:::
    Keshtu z.Majko..PRESIM TE NA SILLNI TE REJA NGA MBROJTJE E SOTME NE SHQIPERI..dhe Tregimet dhe Historite e shkuara i dime..lol

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Cn duhet ne ku eshte aviacioni ne jemi ne nato.

  10. Real says:

    Po te mos vija 4-5 here ne vit ne Shqiperi do habitesha me gjykimin e komentuesve ne shume shkrime,opinione e lajme. Te mos zgjatem kot po them se pari perfundimin : Verej nje prapambetje te theksuar mendore e gjuhesore . Ne keto dy rradhe te Majkos ,ajo qe ka dashur te thote ai nuk eshte kapur fare nga askush. Komentuesit fyejne ne menurat me te ulta. Kete e veren edhe ne diskutimet qe kalojne shpejt ne grindje neper kafenete e lagjeve apo edhe ne rruge. Menyra e te sjellurit te politikaneve kryesore ne Kuvend pasqyrohet me se miri ne shtresat e paarsimuara ose me kulture te cunguar. Nqs vazhdjme ne kete rruge do arrijme shpejt te behemi delja e zeze e Evropes (deri tani kemi qene dhi balashe)

    1. Populli says:

      Po ja na trego ti dicka pozitive, qe kane keta politikane pervecse mashtrimit dhe talljes, dhe nuk kemi fare problem qe ti mburrim apo levdojme. Meqenese je dhe jashte shtetit, te Enjten hape televizorin te Parlamenti Shqiptar, dhe te garantoj se edhe ti do te futesh ne listen e komentuesve ketu, kuptohet po je i sinqerte ne ate qe thua me siper. Mos te flasim per te tjerat me radhe pastaj. Keta mendojne se Shqiptaret hane bar dhe ju duket vetja te zgjedhur e te zgjuar, por harrojne se edhe bari eshte pakesuar vitet e fundit ne Shqiperi. O mik, njerezit nuk shikojne me se c’fare thua, por se c’fare ben.

  11. Babkulla says:

    Majko ke diçka te re per nashi ,populli thote _ te shkuara te harruara .

  12. ceni says:

    je pjerdhur nga mente o Majko, akoma me prallate babait tend komunist ti?

  13. Krio says:

    Majko ngajn nga nena dhe jo nga babai.
    Pastaj pse mburret me koqet e shokve te babait.

  14. Albani says:

    Majko psikopat eshte dhe gjera te pakuptimta shkruaa.
    O zot sa do ti ushqejme akoma njerezit me te meta mendore si Majko.

  15. Spartaku says:

    Jo,jo zoti Majko,nuk je ne terezi! Per çfare eshte e nevojsheme te thuash se aviono amerikam u kap se atij i ishte prishur nje motorr?.Me kete ti do te thuash se pilotet shqipetare nuk ishi te zot? Jo,e ke gabim o Majko! Pilotet shqipetar ishin aq te zot sa kishin si ne pellembe te dores gjithe hapsiren ajrore shqipetare Ne ate kohe edhe zogu ne ajer “kapej dhe kontrollohej”.Prandaj mos ja ule kaq shume vlerat e babajt tend dhe kolegeve te tij.Me kete ti ule shume vehten tende.

  16. berti says:

    Si ngjarje është siç e ka thënë vetë Majko, duke mos përmendur që ishte stërvitor, por me mision zbulimi. Po MAjko nuk ka patur këtë hall, por të tregoj që duhet mësuar të përballesh me të vërtetën…
    Në Gjirok, në kala mund të lexoni në tabelë të vërtetën e avionit. i cili nuk është i vetmi avion i kapur në atë kohë.

  17. Kesi says:

    Ky Majko babane e ka patur pilot per shume pak kohe por dhe kur ishte ka qene nen nivelin mesatar Ky budallai i vogel mundohet te beje te mencur te jatin duke mohiar zotesine e piloteve tane shume te vuajtur Mos u bej servil o koke trashe me amerikanet ata e njohin historine sic eshte Turp per ty qe shkruan dhe mohon historine

  18. tekniku says:

    Babai i Majkos ka qene shef i shtabit te komandes se aviacionit me prejardhje fluturuese,burre zotni dhe i nderuar.Ato qe thote Majko per avionin amerikan jane ca si perralla dhe larg te vertetes qe ne ne aviacon e dime fare mire si ka ndodhur.Por kjo per publikun e sotem shqiptar nuk ka asnje fare interesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje