Receta e Donald Trump, për shfarrosjen e ISIS

13 Nëntor 2016, 11:47Politika TEMA

James Woolsey, 75 vjeç, është republikan por ka qenë zv/ministër i Marinës në kohën e presidentit Carter dhe drejtor i CIA-s në kohën e Bill Clinton. Ai u rishfaq në rolin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në fushatën elektorale të Donald Trump dhe tani është në radhë për të marrë postin e sekretarit të Mbrojtjes në qeverinë e presidentit Trump. Zëri i tij është mjaft i rëndësishëm dhe për këtë flet vetë karriera e tij.

Ai ka deklaruar se ka një “recetë” për të luftuar dhe shkatërruar ISIS. Sipas tij, është e domosdoshme të dërgohen trupa tokësore për të luftuar me xhihadistët.

“Receta” e re tërheq vëmendjen për dy arsye. E para, që shkon në drejtim të kundërt me atë të 2014 kur presidenti Obama deklaronte se ishte e mjaftueshme të bombardoheshihn xhihadistët, pasi Al Bagdadi vetëshpalli Kalifatin Islamik në Irak. Por koha tregoi se bombardimet nuk vlejtën për asgjë. Që prej asaj kohe ISIS ka masakruar dhjetra mijëra njerëz dhe ka shkatërruar burimet natyrore të Sirisë dhe Irakut.

Të vetmet fitore të vërteta kundër Kalifatit, në Falluxha dhe ndoshta tani në Mosul, ashtu si edhe në Siri, janë arritur pas futjes së trupave tokësore. Në Irak kanë qenë trupat irakene dhe kurdët peshmerga mbështetur nga ushtria amerikane që kanë çliruar territore të shumta, duke parë që nga ajri nuk po arrihej asgjë. Pak a shumë e njëjta situatë edhe në Siri ku bombardimet përveçse kanë vrarë të pafajshëm dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha, nuk kanë sjellë asgjë të mirë.

Arsyeja e dytë përse duhet dëgjuar fjala e veteranit Woolsey është se edhe vendasit, kryesisht të krishterët që po vuajnë pasojat e ISIS, duke e njohur më mirë zonën dhe mënyrën e luftimit, përsërisin se duhet një ndërhyrje tokësore. Kisha katolike në Siri i ka kërkuar shpesh SHBA-ve dhe Arabisë Saudite të ndërrojnë strategji pasi bombardimet po shkaktojnë veç dëme.

Dhë në fakt pas mijëra inkursioneve ajrore ende ka pikëpyetje lidhur me çlirimin e Mosulit apo Aleppos. Ndërkohë që kjo ndodh, mijëra të pafajshëm po vdesin në Siri dhe Irak.

Por ndoshta arsyeja përse nuk është dëgjuar zëri i të krishterëve në Siri është fakti se strategjia e administratës Obama nuk ishte vetëm mposhtja e ISIS, por edhe largimi i Assad nga pushteti në Siri. Monarkitë e naftës në Gjirin Persik kishin këtë si qëllim ndaj nuk luftonin me intensitet ndaj xhihadistëve të ISIS.

Trump ndërkohë ka premtuar në fushatë se do të shkatërrojë me çdo kush ISIS dhe të mposhtë terrorizmin. Kështu që Assad dhe aleati i tij Putin mund t’i japin një dorë presidentit të ri amerikan. Dhe në Lindjen e Mesme natyrisht që ka shumë që janë dakord me këtë./ Përgatiti Amarildo Lumani. TemA

Il Giornale

2 komente në “Receta e Donald Trump, për shfarrosjen e ISIS”

  1. ben says:

    Trump
    Ka thene se do ti gjej ata bij ku…ash kudo qe te fshihen dhe do ti vras nje e nga nje.
    Me shume se kaq e me qarte se kaq nuk mund ta thote askush.

  2. says:

    Por vazhduan protestat e ka pisk punën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje