Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Tiranë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij, E.K. se do t’i publikonte një video intime.
Ai është Gersian Dumi, ushtar profesionist i FA-ve. Dumi prej kohësh kërcënonte se do t’i publikonte një video intime një koleges së tij nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të, shkruan Panorama.
Ai e kërcënonte vajzën me një adresë në false në “Facebook”. Vajza vendosi ta denonconte dhe la një pikë takimi me të. Gjatë takimit, Dumi është arrestuar në flagrancë nga Policia.
Po pse me detyrim behet seksi o mavri? Hajde mendje hajde. Jetoni ne 2016 dhe vazhdoni te silleni si ne 1800. Beni hije kot mbi toke!