Shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë gati për të nisur në dhjetor negociatat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kjo do të bëhet më datë 15-16 dhejtor me rastin e samitit të krerëve të shtetit e të qeverive të vendeve anëtare.
Kështu ka deklaruar sot nga Brukseli, Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme.
“Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshili i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, ëshë shprehur Minisri i Jashtëm italian.
Sipas Gentilonit “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse.”
“Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë”, ka përfunduar në deklaratën e tij Ministri i Jashtëm italian.
Ndërkohë Sebastian Kurz Ministri i Jashtëm Austriak është shprehur se “I jemi mirënjohës Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. Gjithashtu i jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”.
Po si ka mundesi…..keta do jene te korruptuar se ska mundesi….
Te na kete genjyer Dhjeramani Digjital neve…ska mundesi….ai nuk genjen asnjehere…
HAHAHAHAH
Italiani, me siguri, ai gjithnji mashtron, eshte koruptuesi me i madh i qeverive tona. G
ooooo sali dhjeramani dixhital te fala xenit-gites-armines-etj pas..
Jo more, me tê vërtetë???
Pirdh o Mero pirdh se lirohesh.
Mbase mer ndonjë titull e çertifikatë kur Ti fiojë prapë zgjedhjet Rama vitin tjetër.
Për shërbime të vyera në forcimin e mbështetjes popullore ndaj partisë të zgjedhin Sir Mero e të bëjnë kryetar bashkie.
Mos u besoni italianeve, jane mafjoze e mashtrues, sidomos qeveritaret dhe perkkrahen me servilizem nga sivlezerit shqiptare
Nuk e kuptoj pse duhet te jene mirenjohes keta?
Austria si gjithmon ne krah te Shqiperise . Bravoo Sebastian .