Kreu i avokatëve penalistë, Vishaj: Nëse “drejtësia” s’fillon me deputetë e Ministra, s’kemi bërë asgjë

14 Nëntor 2016, 09:06Politika TEMA

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta çonte në Komisionin e Venecias ligjin e Vettingut dhe se qëllimi ka qenë vetëm shtyrja e zbatimit të ligjit.

Megjithatë, sipas tij ligji ka nevojë për disa ndërhyrje.

“Gjykata Kushtetuese duhet ta jepte me vendim dhe të mos i merrte më mendim Komisionit të Venecias. Që në momentin që do të ngrihet komisioni i vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë pushteti i ekzekutivit triumfon mbi gjyqësorin.Është i diskutueshëm edhe momenti nëse në Komisionin e Vlerësimit do të ketë persona të SHISH apo SHKB, është terësisht anormale, antikushtetuese”, thotë Vishaj për “Ora”.

Avokati i njohur u shpreh se nuk i kuptonte gjyqtarët e prokurorët që kundërshtojnë vettingun, ndërsa kërkoi që zbatimi i reformës ne drejtësi të nisë nga Ministrat e deputetët.

“Unë nuk arrij të kuptoj se pse gjyqtarët dhe prokurorët kanë frikë nga kjo reformë.  Besoj që reforma në drejtësi do të fillojë pikërisht nga deputeti, nga Ministri. Nëqoftëse nuk fillon nga deputeti, Ministri atëherë ne do të merremi me atë që prashisin hashashin, nuk kemi bërë asgjë”, deklaroi kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë.

Një problem shqetësues sipas avokatit është mbipopullimi në burgje dhe fakti se persona me vepra të lehta penale janë në qeli, ndërsa sugjeron një amnisti të përgjithshme.

“Kemi sot 1000-2000 veta të arrestuar të cilët rrinë në paraburgim duke ditur që paraburgimi për një ditë është 400 euro në muaj. Ndërkohë që polici i burgut merr 200 euro. Për vit të të ri të ketë një amnisti të përgjithshme”, tha ai.

Saimri Vishaj tha se javës që vjen do të zhvillohet një tryezë që do përfshijë tre hallkat e sistemit, prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë.

3 komente në “Kreu i avokatëve penalistë, Vishaj: Nëse “drejtësia” s’fillon me deputetë e Ministra, s’kemi bërë asgjë”

  1. xheJ eN Bi says:

    Me nje avokat te tille vetem me pazarlleqe mund te fitosh nje gjyq .
    Ky avokat sikur jeton brenda nje qelqi dhe nuk e di se ç’fare behet jashte
    dhe nuk e kuptone se pse gjyqtaret dhe prokuroret kane frike nga Reforma !
    Thua te jete kaq naiv ,kur e dine dhe femijete e klases se pare fillore qe
    gjyqtaret dhe prokuroret jane kaq te korruptuar sa ju ka hyre frika ne palce
    nga Reforma.

    Avokatin me shume e ha meraku se kush do triumfoje me shume ekzekutivi apo
    gjyqesori dhe nuk e ha meraku qe te pastrohet kanceri ne trupin e Shqiperise
    qe eshte korrupsioni .
    Pa u pastruar i pari gjyqesori qe eshte “doktori” qe do beje operacionin,si
    mund te operohet deputeti dhe ministri ?

    Ky avokat duket se nuk ka lexuar asnje paragraf nga nenet kur nuk e di se
    cilet persona do jene ne Komisionin e Vleresimit

  2. jani says:

    Po ti je pervete kokrra e te korruptuarit o avokat. Ty shyqyr thuaj qe gjithe klientet i ke te denuar me nga 20 vjet se do te te kishin varur. U ke marre lek , ke dhene lek dhe nuk ke mbaruar pune. Per ca vetingu flet ti. Vetingu do perfshije gjyqtare te korruptuar,prokurore te korruptuar por dhe avokate te korruptuar . Vetem atehere shpeton ky vend

  3. llazi says:

    O avokat
    mire e ke ti qe hedh shashka
    pula vezen apo veza pulen?
    po kush do ta gjykoj politikanin keta qe jane sot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje